SHBA Perplasjet mes Kongresit dhe Shtepise se Bardhe per buxhetin

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve thote se eshte gati per arritjen e nje marreveshjeje me Presudentin Obama qe sot me kusht qe nuk do te kete rritje taksash gje qe le si alternative te vetme uljen e shpenzimeve qeveritare per te reduktuar deficitin masiv federal prej 1.5 trilion dollaresh. Ne Uashington negociatat per buxhetin vazhdojne nderkohe qe vendi eshte prane nivelit maksimal te lejueshem te borxhit qe eshte vendosur nga Kongresi. Me arritjen e kesaj shume kanoset edhe rreziku qe Amerika te mos paguaje kestet e borxhit kombetar prej 14 trilione dollaresh.
Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner thote se deshiron arritjen e nje marreveshjeje per buxhetin me demokratet dhe Shtepine e Bardhe.
Jam gati per marreveshjen. Nuk duhet te presim deri ne minuten e fundit.
Por ne komentet per rrjetin CBS zoti Bejner kembenguli ne parimin themelor te republikaneve rruga drejt nje te ardhmeje te shendoshe fiskale eshte ne uljen e shpenzimeve dhe jo ne rritje taksash
do mundesi eshte e hapur pervec rritjes se taksave pasi rritja e taksave do te demtonte ekonomine dhe aftesine tone per te hapur vende te reja pune ne vend.
Pra ballafaqimi partiak per buxhetin vazhdon. Demokratet pohojne se eshte e nevojshme te kufizohen shpenzimet por shtojne se kombinimi i uljes se shpenzimeve dhe rritjes se taksave mbi amerikanet me te pasur do te rezultonte ne nje ulje me te madhe te deficitit pa demtuar programet qeveritare qe ofrojne ndihme per te varfrit dhe personat ne nevoje
Senatori demokrat Ricard Durbin beri komente per rrjetin Fox
Mendoj se duhet te ulim shpenzimet por gjithashtu duhet te analizojme te ardhurat dhe programet qeveritare.
Programet qeveritare ne fjale ofrojne kujdes shendetesor dhe te ardhura per pensionistet dhe shihen nga shume vete si shkaktari kryesor per deficitin fiskal te Amerikes.
Republikanet kane propozuar qe qeveria ti japet fund rolit te saj te drejtperdrejte ne disa nga keto programe duke ia kaluar pergjegjesine shteteve individuale. Demokratet e pranojne ne parim nevojen per reformimin e ketyre programeve por ende nuk kane paraqitur nje plan konkret per ta realizuar kete.
Nderkaq Shtetet e Bashkuara do te arrijne se shpejti kufirin maksimal te marrjes borxh. Nese Kongresi nuk bie dakord per te rritur nivelin tavan te borxhit Amerika mund te mos jete ne gjendje te paguaje kestet e borxhit qe ne mase te madhe eshte marre nga qeveri te huaja.
Ne nje diskutim te organizuar nga rrjeti CBS Presidenti Barak Obama shpjegoi problemin aktual
Menyra se si qeveria federale financohet eshte duke u shitur borxh investitoreve si per shembull vendeve te tjera permes bonove te thesarit. Nese nje dite te bukur disa nga keta investitoret ne bote mendojne se Amerika nuk do te arrije te shlyeje kestet e ketyre borxheve sistemi yne financiar mund te corganizohet. Mund te biem ne nje krize edhe me te rende se ajo qe kaluam.
Presidenti kerkon rritjen e nivelit tavan te borxhit pavaresisht si shkojne bisedimet per buxhetin. Republikanet kembengulin qe me pare te kete reduktime masive te shpenzimeve si kusht per rritjen e nivelit te borxhit.
Kongresi gjithmone ka miratuar rritjen e nivelit tavan te borxhit sa here qe kjo ka qene e nevojshme me pare zakonisht pas disa jave retorikash partiake dhe shkembimesh te ndersjellta akuzash.