E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkiva e sigurise kombetare i paraqet dokumente qeveritare publikut

Wikileaks ka terhequr vemendje te madhe me publikimin e dokumenteve sekrete te qeverise amerikane. Por ne se dikush deshiron te njihet me shenimet mbi takimet me udheheqesit boterore qe jane zhvilluar ne Shtepine e Bardhe mund te lexoje e-mailet e nje sekretari te kabinetit ose te shohe fotografite e marra nga satelitet amerikane te survejimit kete mund ta beje ne saje te Aktit te Lirise se Informacionit i cili te lejon te njihesh me dokumentet qeveritare qe nuk jane me sekrete. 1 milion dokumente te tilla mund ti gjesh tani tek Arkiva e Sigurise Kombetare nje grup studimor privat ne Washington.

Ne magazinen e Arkives se Sigurise Kombetare ndodhen nje numer i pafund kutish te mbushura me dokumente qeveritare. Kjo eshte vetem nje pjese e koleksionit te saj dhe pervec kopjeve fizike mijera dokumente mund te shihen ne faqen e internetit te Arkives. Arkiva e Sigurise Kombetare u krijua 25 vjet me pare nga nje grup gazetaresh dhe historianesh te cilen shfrytezuan Aktin e Lirise se Informacionit per tu njohur me dokumentet per te cilat kishin nevoje gjate studimeve te tyre.

Akti u miratua nga Kongresi ne vitin 1966 me synimin per ti bere agjencite qeveritare amerikane me te pergjegjshme para popullit amerikan. Megjithate disa informacione vazhdojne te jene te mbrojtura perfshi materialet qe kane te bejne me mbrojtjen kombetare ose me politiken e jashtme amerikane sekrete te tregtise dhe informacione te tjera konfidenciale te biznesit.

Sot arkiva grumbullon materiale mbi nje sere ceshtjesh i analizon informacionet dhe publikon libra lidhur me perfundimet e arritura. Drejtori Tom Blanton thote se madje edhe nje ish-agjent tani ne pension i ka shkruar nje pjese te kujtimeve te tij duke perdorur informacione nga arkiva.

Pra kemi te bejme me nje hibrid interesant me funksione te ndryshme te gjitha me synimin per realizimin ne praktike te idese se Aktit te Lirise se Informacionit ne fushen me te veshtire ne zonen me sekrete te qeverise amerikane dhe kjo ka te beje me sigurine kombetare.

Zoti Blanton thote se edhe kur nje material nuk eshte me sekret mund te jete e veshtire ti besh agjencite e zbulimit te publikojne infromacione delikate.

Nganjehere kemi pritur 10-15 vjet qe disa nga kerkesat tona per publikimin e dokumenteve sekrete te plotesohen ngaqe qeveria nuk ka dashur ta beje nje gje te tille.

Kjo perfshin dokumente lidhur me aktivitetet e panjohura te Agjencise Qendore te Zbulimit CIA-s.

Ne vitet 1970 CIA u ekspozua ngaqe ishte perfshire ne komplote per vrasje eksperimentime kontrolli per perdorimin e droges e shume aktivitete te tjera te dyshimta qe ishin ne kundershtim me ligjin amerikan.

Arkiva ka grumbulluar disa miliona faqe me dokumente qeveritare perfshi deklaratat e Shtepise se Bardhe dokumentet e Kongresit dhe deshmite gjyqesore. Ne keto tema perfshihen takimet midis presidenteve amerikane dhe udheheqesve te tjere boterore renia e Murit te Berlinit ne vitin 1989 dhe personat e akuzuar si terroriste qe jane mbajtur ne burgun e Guntanamos ne Kube. Zoti Blanton thote se disa dokumente zbulojne informacione me te vertete te habitshme.

Plani i Luftes ne Irak filloi me nje numer informacionesh qe i jepeshin Presidentit ku dokumentohen edhe vendimet e tij lidhur me luften si numri i trupave qe u derguan atje dhe koha e qendrimit. Dokumentet zbulojne se fillimisht ishte menduar qe ne Irak te coheshin vetem 5 mije trupa te cilat do te qendronin atje per rreth 2 vjet.

Zoti Blanton thote se koleksioni i fotografive te arkives tregon shume. Vecanerisht popullore jane keto fotografi te legjendes se rock and rollit Elvis Preslit kur ai eshte takuar me Presidentin Richard Nixon ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1970. Fotografi te tjera nga fillimi i viteve 60 tregojne se gjate Luftes se Ftohte Shtetet e Bashkuara ishin duke u pergatitur per nje perplasje te mundshme me ish Bashkimin Sovjetik.

Zoti Blanton i cili ka qene gazetar mendon se nje numer teper i madh dokumentesh qeveritare jane sekrete.

Ne jemi dakord qe ka disa ceshtje qe vertet duhen mbajtur sekret si per shembull projekti i nje mbushjeje berthamore nje sistem armatimesh qe do ta lejonte nje terrorist te ndertonte arme te tilla ose ti perdorte ato kunder nesh pra informacione te kesaj natyre. Por sipas mendimit tim sot ka vetem nje numer shume te vogel dokumentesh qe mund te cilesohen sekrete.

Zoti Blanton thote se Arkiva e Sigurise Kombetare synon qe ta nxise qeverine amerikane ti beje te njohura dokumentet e cilesuara sekrete por te cilat nuk eshte e nevojshme te mbahen si te tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›