NASA dergon ne hapesire teleskopin qe mund te shikoj ne te kaluaren

Drita nga galaktikat me te largeta miljarda vite drite larg nesh eshte aq dobet sa qe levize nga spektri i shikueshem ne segmentin infra te kuq dhe shndrrohet ne nxehtesi. Agjencia amerikane e hapesires NASA po nderton nje teleskop te ri te hapesires qe do te jete ne gjendje te studioje kete levizje te drites.
Ne nje dhome te paster te NASA-s ne Qendren e Hapesires Goddard ne periferi te Uashingtonit inxhinieret po ndertojne nje teleskop te ri hapesire qe mban emrin e drejtorit te dyte te NASA-s James Webb. Ata shpresojne ta leshojne ate ne orbite ne vitin 2014. Teleskopi i ri do ti ndihmoje shkencetaret ta hedhin veshtrimin miliarda vite drite larg.
Zevendes drejtori i ekipit qe punon per teleskopin Jonathan Gardner thote se pasqyra e tij me diameter 6.5 metra do te jete ne gjendje te diktoje sinjale infra te kuqe shume te dobet sepse do te mbahet ne temperature shume te ulet afer zeros absolute -277 Celsius. Nje ekran i madh me madhesine e nje fushe tenisi do ta mbroje ate nga nxehtesia e tokes dhe e diellit. Por si mund te shikojne shkencetaret ne te kaluaren Jonathan Gardner shpjegon
Mund te shikojme ne te kaluaren sepse drita do kohe te arrije deri tek ne. Nderkohe sa me larg qe ne arrijme te shikojme aq me shume kohe i duhet drites te arrije ketu pra ne te vertete ne shikojme ne te kaluaren. Nese e hedhim veshtrimin ne nje largesi te caktuar atehere mund te mesojme se si ka qene gjithesia ne te kaluaren kur kjo drite emetohej nga galaktikat e ndryshme. Ne kete rast ne mund te shohim gjithesine kur ka qene me e re e deri afer Big Bengut.
Zoti Gardner thote se shkencetaret duan te dine kur jane formuar galaktikat e para si ishin ato care cilesi kane patur si kane lindur yjet. Disa nga shkencetaret shpresojne te gjejne dicka qe ne nuk e dime se ekziston.
Teleskopi do te jete i pajisur me tre kamera infra te kuqe me sensor me te fuqishem se me pare. Por pjeset me interesante jane pasqyrat e vecanta me shtresa ari qe formojne pasqyren e kryesore te teleskopit.
Pasqyra kryesore eshte e ndertuar nga 18 segmente gjashtekendeshe. Secili segment eshte i mbeshtetur nga nje bosht qe i lejon te levizin. Keshtu qe ne mund te komandojme levizjen e pasqyrave dhe ne kete menyre mund ti mbajme ato ne linje te drejte dhe me fokus te perbashket.
Jonathan Gardner thote se teleskopi i ri do te jete ne disponim te shkencetareve ne gjithe boten projektet e te cileve do te zgjidhen ne baze te nevojave dhe rendesise shkencore.
Ne do te kerkojme propozime nga astronomet. Astronomet nga cdo universitet i botes mund te bejne projekt-propozime. Komisioni i perbere nga rreth 100 astronome do ti shqyrtoje keto propozime dhe do te zgjedhe projektin qe do te perdoret per nje vit te caktuar.
Zoti Gardner thote se ky proces siguron shfrytezimin me te mire te mundshem shkencor te teleskopit duke iu pergjigjur pyetjeve me te rendesishme te kohes.
Teleskopi i ri do te dergohet ne hapesire ne vitin 2014 dhe pritet te funsionoje per 10 vjet me radhe. Jetegjatesia e tij eshte e kufizuar nga sasia e karburantit ne motoret te cilet do te perdoren kohe pas kohe per pozicionimin e tij ne hapesire. Teleskopi do te stacionohet ne nje distance 1 milione e gjysme kilometra larg tokes keshtu qe astronautet nuk do te jene ne gjendje ta furnizojne ate me karburant.