E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një dokumentar me pretendime BOMBE për vrasjen e John F. Kennedy

presidentiVrasja e ish- presidentit amerikan John F. Kennedy mund të jetë ngjarja e rrethuar me më shumë teori konspirative se çdo ngjarje tjetër e shekullit të shkuar.

Por tani një dokumentar i shton akoma më shumë këto teori, duke ngritur një hipotezë që ka lënë me gojë hapur shumëkënd.

Dokumentari JFK: The Smoking Gun pretendon se George Hickey, një nga agjentët që shoqëronte presidentin, ka qëlluar mbi të aksidentalisht.

Në këtë mënyrë provohet edhe teoria se në drejtim të presidentit është qëlluar nga dy pozicione të ndryshme.

Hickey, anëtar i Shërbimit Sekret, po udhëtonte pas makinës së ish- presidentit kur e qëlloi aksidentalisht në kokë më 22 nëntor të vitit 1963.

Në dokumentar thuhet se ngjarja u mbulua për të mos nxjerrë në dritë skandalin e agjencisë që ka për qëllim kryesor të ruajë presidentët amerikanë.

Sondazhet thonë se janë 75 përqind e publikut amerikan që nuk e besojnë versionin zyrtar të vrasjes së Kennedy-t.

Dokumentari i ri është bazuar në punën e Colin McLaren, një detektiv veteran australian, që ka ndërmarrë katër vite hetim për vrasjen.

Sipas McLaren, një natë më parë, agjenti Hickey kishte pirë me miqtë e tij.

Të nesërmen, ai kishte dhimbje të forta koke nga pija.

Për më tepër, ai nuk ishte trajnuar të përdorte armën e tij AR-15, që po e mbante atë mëngjes.

Teoria është se në momentin që vrasësi hapi zjarri, Hickey nxori armën e tij. Por më pas e gjithë eskorta ndaloi në vend, agjenti nga inercia lëvizi përpara dhe tërhoqi këmbëzën pa dashje- duke qëlluar një plumb direkt e pas kokës së presidentit.

Për mbulimin e ngjarjes ndihmoi edhe vëllai i John, Robert.

Agjenti Hickey, që ka vdekur dy vite më parë, në dëshminë e tij thotë se pasi dëgjoi krismat, ai e mbushi armën, por nuk qëlloi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›