VIDEO LAJM/ Policia e bën ndonjë arrestim në flagrancë
Këto janë pamjet e pikës së këmbimit të parave në rrugën e Durrësit, që u sulmua nga 3 të mitur në tentativë për vjedhje.
Ngjarja ndodhi në mesditë.
Në pikën e këmbimit ishte vetëm një punonjëse.
Të paarmatosur dhe pa maska, adoleshentët i kanë tërhequr vëmendjen punonjëses duke i marrë një vazo me lule dhe më pas njëri prej tyre hyri te banaku dhe mori shumën prej 10 mijë eurosh.
Gruaja, që ka kuptuar skemën e grabitjes, ka shtypur menjëherë sinjalin e alarmit, që bie në sallën e policisë.
Drejt vendngjarjes mbërritën për pak minuta patrullat Shqiponja.
Pak metra larg pikës së këmbimit valutor u kap njëra prej të miturve, ndërsa 2 të tjerët u kapën pas pallatit në përpjekje për tu larguar.