E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhadi, nje president ultrakonservator me retorike agresive

Nga AFP

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad paraqitet si mbrojtes i te varferve dhe i devotshem ndaj Islamit, por ai ngjall neveri ne Perendim per shkak te retorikes se tij agresive. Ahmadinexhad, i rizgjedhur me 12 qershor dhe i konfirmuar sot nga udheheqesi suprem iranian Ali Khamenei, pritet te marre zyrtarisht postin pas dy ditesh. Njoftimi i fitores se tij qe ne turin e pare e zhyti vendin ne krizen me te rende politike qe prej shpalljes se Republikes Islamike ne vitin 1979 me manifestime shume te medha te perkrahesve te kandidateve te humbur, te cilet e akuzojne ate per manipulim te zgjedhjeve. Sipas autoriteteve, rreth 30 persona kane humbur jeten gjate ketyre manifestimeve.

Pak pas fitores se tij te papritur ne vitin 2005, ky ultrakonservator u be i njohur me shprehjet se Izraeli ishte i destinuar "te zhdukej nga harta" dhe se Holokausti ishte nje "mit". Ahmadinexhadi, i cili e ka krahasuar programin berthamor te vendit te tij me "nje tren pa frena dhe pa kthim prapa", misheron kundershtimin e regjimit per pezullimin e tij, pavaresisht presioneve nderkombetare.

Ne Iran, ai eshte kritikuar nga shume ekonomiste per politiken e tij te shperndarjes masive te dollareve te siguruar nga shitja e naftes, qe coi ne nje inflacion te thelle (23,6 per qind), pa zvogeluar papunesine dhe varferine.

Ahmadinexhadi, 52 vjec, eshte i martuar dhe ka dy djem e nje vajze. Ky bir farketari lindi ne fshatin e vogel Aradan, qe ndodhet 90 kilometra ne juglindje te Teheranit. Ai u rrit ne Teheran dhe mori doktoraturen per administrim te transportit urban. Ne kohen e revolucionit te vitit 1979, ai u fut ne radhet e studenteve islamike te Teheranit perpara se te angazhohej ne korpusin e Gardianeve te Revolucionit, ushtria ideologjike e regjimit. Me vone, ai merr detyren e pare politike duke u bere guvernator i provinces Ardebil (ne veriperendim). Ne vitin 2003, ai behet kryetar i Bashkise se Teheranit, post qe e perdor si trampoline per t'u zgjedhur president ne qershor te vitit 2005.

Gjate fushates per mandatin e tij te dyte presidencial, ai u kujdes qe imazhi i tij te ishte ai i njeriut te popullit, duke u shprehur gjate debateve televizive se jetonte vetem me pagen qe merrte si profesor. Populizmi i tij pelqehet akoma, sidomos ne rrethet popullore te qyteteve dhe fshatrave. Nderkohe qe rivalet e tij e quajne "te paparashikueshem" per shkak te retorikes se tij agresive, perkrahesit shohin tek ai njeriun "qe i do te varfrit". Gjate mandatit te meparshem, Ahmadinexhad vendosi nje stil te ri qeverisjeje duke mbledhur keshillin e ministrave dy ose tre here ne jave ne qytetet e provinces per "t'i kuptuar me mire hallet e popullit".

Brenda kater vjeteve, 20 milione letra me kerkesa per ndihme i jane derguar atij dhe eshte krijuar nje sherbim i posacem per t'iu pergjigjur seciles prej tyre dhe per te krijuar besim tek elektorati popullor. I rizgjedhur me 62,63 per qind te votave, sipas rezultateve perfundimtare te Ministrise se Brendshme, Ahmadinexhadi mbetet ne radhen e pare per t'iu pergjigjur ofertes per dialog te presidentit amerikan Barack Obama. Ky i fundit vendosi "t'i shtrije doren" Iranit. Pa e kundershtuar, Ahmadinexhadi kerkoi nje ndryshim "ne praktike" te politikes amerikane. Ne te njejten kohe, ai vazhdoi retoriken e tij agresive sic beri se fundmi duke u shprehur se Holokausti ishte nje "genjeshter e madhe".

"TIMES": Irani, gati te prodhoje bomben berthamore

Irani ka perfeksionuar teknologjine berthamore dhe pret miratimin nga lideri suprem, ajatollah Ali Khamenei, per te ndertuar bomben berthamore, njoftoi dje e perditshmja britanike "Times", qe citon burime te agjencive perendimore te zbulimit. Sipas ketyre burimeve, Teherani ka kompletuar ne vitin 2003 programin per pasurimin e uraniumit, dhe nese Khamenei do te jete dakord, Irani mund te ndertoje bomben e pare berthamore brenda nje viti. Testata berthamore mund te montohet ne raketen me rreze te gjate veprimi, Shehab-3. Ministria iraniane e Mbrojtjes ka drejtuar prej vitesh nje departament sekret te kerkimeve berthamore per qellime ushtarake, ku jane punesuar qindra persona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›