Një drejtësi e barabartë për të gjithë kërkon garancinë e mbrojtjes juridike
Sot gjeresisht flitet per nje “krize në sistemin gjyqesor”, e cila, me shume per t’u analizuar, është kompetencë e juristeve, por sipas meje edhe e sociologeve apo qytetareve te thjeshte te cilet dhe ata si juristet jane pjese perberese e proceseve. Asnjë gjyqtar, prokuror ose jurist nuk është kompetent edhe në sociologji dhe nuk mund te jape zgjidhje per cdo problem te zhvillimeve shoqerore. Prandaj kerkohet nje bashkëpunim mbasi është disi e vështirë të gjesh te gjitha shkaqet ose zgjidhjen e tyre ne kete krize, që është një e keqe e vërtetë e shoqërisë. Duke mos e studiuar fenomenin, ose duke mos e studiuar në mënyrë te gjithanshme, duke mos marre ne konsiderate edhe shkaqet sociale, veshtire te gjenden lehte zgjidhjet e kesaj krize e cila sa vjen e po behet me e dukshme e publike.
Disa specialiste thone se kriza e gjygjsorit mund të zgjidhet në shume mënyra, psh. me studime më intensive dhe impenjim individual, me struktura më të mira dhe mjete materiale si informatizimi e teknologjia, me ligje të reja dhe me një rigorozitet disiplinor më të madh,etj,etj. Dakord, por nga ana tjeter duhet edhe te studiohen shkaqet e krizës te cilat vine edhe si rrjedhoje e “lehtësise” se gjyqtarëve ne marrjen e vendimeve,vine edhe nga politizimi i disa gjyqtarëve me bindje te gabuara qe për të zgjidhur konfliktet gjykojne procese duke ndjekur “keshillat” apo lidhjet me këtë ose atë parti politike,me kete apo ate funksionar te larte dhe jo duke pare interesin madhor të shtetit ne zbatim korrekt te ligjit .
Shpesh degjohet psh. mbi realitetin e zgjatjes se tepërt të proçeseve gjyqsore dhe vecanerisht mbi nevojën e refomave. Ne mjaft raste degjojme te denoncohet edhe ndonje tentative nga një pjesë e gjygjtareve apo prokuroreve te cilet vendosen kundër fakteve dhe fuqisë legjislative duke marre vendime jo te drejta qe ndikojne kështu ne proceset dhe ne orientimin e politikave te vecanta. Normat e proceseve te reja integruese ku ka hyre vendi yne kërkojnë rregullimin tashmë të kësaj krize kronike të gjygjesorit dhe prokurorit e ndoshta dhe marrjen e masave paraprake organizative dhe disiplinore.
Problemet e drejtësisë shqiptare reflektojnë ne dramat e shoqërisë shqiptare.Qytetari ndihet i kërcënuar dhe i pasigurtë.Shumë dhunë dhe shumë vrasje mizore. Shumë të pandehur të akuzuar dhe shume ceshte të pushuara. Shumë lehtesira ndaj personave shoqërisht të rrezikshëm.
Plaga e terrorizmit dhe e kriminalitetit te organizuar rrit vështirësitë e qeverise, pavarësisht se forcat e rendit tregohen te devotshem ne kryerjen e detyres e ne zbatim te ligjit deri në vetëmohim për të frenuar ose zvogëluar këto fenomene kriminale. Qëllimi i reformave është ai i të pasurit të një drejtësie të shpejtë, të paanshmne dhe efikase. Ky është çelësi i leximit të dy lidhjeve, të gjygjsorit nga njera ane dhe prokurorise së përgjitheshme nga ana tjeter,lidhje e cila po kerkohet me ngulm e u kerkua sidomos gjate vitit 2008. Behet fjalë pra për ti dhënë një jëtë të re institucioneve me pak te funksionueshme te sistemit te drejtesise.
Një drejtësi për të gjithë, edhe për të varfërit, nëpërmjet mbrojtjes juridike falas. Gjyqtarët e mirë ose avokatët me eksperiencë dinë të gjejnë zgjidhje paqësore te çështjeve më të ndërlikuara. Edhe kjo është një mënyrë për të zvogëluar prapambetjen e trasheguar nga regjimi komunist. Mos do të duhet një gjyqtar për çdo lagje i gatshëm për të dëgjuar dhe per te ndërhyrë? Kriza e drejtësisë është kronike? Gjygjsori dhe prokuroria është në mënyrë të pamohueshme akoma në krizë, veçanërisht për shkak të fuqisë së saj jo të mirë dhe të zgjatjes së tepërt të proçeseve. Çfarë do të thotë “kriza e drejtësisë”? Fjala “krizë” do të thotë turbullim në jetën e një individi ose të një shoqërie, me efekte pak a shumë të rënda dhe të zgjatura në kohë. Fjala “drejtësi” është e përdorshme tani në gjuhën e përditshme te qytetareve për të kuptuar kategorinë apo trupin e gjykatesve dhe prokuroreve qe e kane ne dore Ate per ta vendosur nepermjet zbatimit te ligjit. Prandaj kriza e drejtësisë është kriza e gjykatesve dhe prokuroreve.
Në fakt prej shumë kohësh populli nuk ka besim tek gjykatesit dhe prokuroret, e vecanerisht tek ata qe gjykojne shumë me ngadalësi dhe ndonjëherë të njeanshëm për shkak të përfshirjes në politikë dhe ne mjaft raste ne akte korruptive.Mund të thuhet që drejtësia në Shqiperi është, akoma sot, shumë e ngadaltë, shumë larg parashikimeve prej të cilave asaj i kërkohet,eshte ende larg per plotesimin e standarteve qe kerkon antaresimi ne BE. Kjo ngadalesi nuk sjell rregull por kundërshtime dhe cenon sigurine në jetën e përditshme.Sistemi kërkon rregullim dhe reforma që të mund ti jepet fund kësaj ngadalësie kronike të drejtësisë.Duhen reforma të drejta dhe të mbështetura dhe fjala “te mbështetura” i referohet popullit i cili e pret kete reforme ne drejtësi. Për këtë shkak duhet bërë reforma për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë apo ligji per administratën gjyqësore te cilat i japin një organizim më të mirë drejtësisë.
Politika ne Shqiperi nuk duhet te kete nje sistem shperndarjeje te fuqive ne menyre horizontale, por duhet te arrihet standarti si ne vendet e tjera europiane ne menyre vertikale,dmth shperndarja e fuqive me nje sistem vertikal ne zbritje ku ne krye eshte qeveria dhe me pas vijojne fuqite e tjera drejtuse te shtetit, kjo per ti dhene me shume autonomi pushteteve te tjera si dhe enteve lokale dhe rajonale dhe per te realizuar nje administrim perhere e me te sakte te shtetit,
Disa nga problemet e drejtësisë janë edhe në tentativën për të çrregulluar marredhënien ndërmjet fuqisë legjislative dhe fuqisë gjyqësore e gjitha në favor të atij gjyqësor, duke kultivuar projektin për të drejtuar politikën nëpërmjet veprimeve të prokurorise. Kësaj i shtohet edhe kohëzgjatja e proçeseve gjygjsore që i dedikohet disa motiveve por edhe efiçencës jo të mirë ne gjykim dhe vështirësive të secilit. Kohët e fundit janë zhvilluar proçese pambarim, edhe me akuza absurde, në ngarkim të lidereve politikë. Këto proçese kanë përfunduar shumica me pafajësi. Per proçeset pambarim arrihet në konkluzione edhe nëpërmjet veshtrimit të statistikave gjyqësore, të cilat tregojnë që mbajtja e proçeseve pezull po shtohet gjithnjë e me shumë, ndërkohë që numri i proçeseve të mbiardhura dhe të proçeseve të ezauruara është statik.Statistikat gjyqësore sjellin provat e kësaj krize.Në këtë pikë do të pyesni; kush është kuptimi i statistikave gjyqësore në ditët e sotme? Për shembull, duke dashur të përcaktojmë kohëzgjatjen mesatare të proçeseve civile të tre shkallëve, vihet re se tendenca tregon qe po shtohen zgjatjet e proceseve gjygjesore në mënyrë të njëanshme deri ne kater – pese vjet e pse jo edhe me shume.
E një rëndësie të madhe dhe teme akoma aktuale pra eshte shpejtësia e proçedimeve gjyqësore dhe përgjegjësia disiplinore. Mundet që të besojmë se të gjithë jemi dakort për ngadalësinë e proçeseve gjyqësore. Natyrisht, kur kërkohet shpejtësia e proçedimeve, nuk ka për qëllim kritiken ndaj veprimeve të asaj shumice të heshtur të gjykatësve të mirë që çojnë përpara mekanizmin e drejtësisë dhe që thirren “bletët punëtore”. Atyre u shkon mirënjohja e qytetarit që shikon më në fund i kënaqur se kërkesat jane realizuar nepermjet drejtësisë dhe të sigurisë të së drejtës.Por ngjitur me ta janë të ngathtit, neglizhentët, pak të kulturuarit, ata që gjenden në vështirësi përpara kërkimit më të thjeshtë të jurisprudencës, ata që nuk janë të azhornuar me doktrinën ose që, duke qënë të përfshirë në projekte politike drejtohen nga pasioni më shumë se nga ana e dobishmërisë për të bërë drejtësi më shpirt të lumtur dhe objektiv. Ne krah me kete kategori qendron edhe ndonje i korrupruar qe perpara ligjit e moralit sheh perfitimin ne rruge te pandershme.
Disa nga keta fatkeqesisht bëjnë edhe karrierë ne politikë dhe bëhen deri deputetë.E rëndësishme është qe kjo kategori duhet të mos ngatërroje politikën me profesionin dhe të jene te gatshem për të dhënë dorëheqjen si gjygjtar apo prokuror në qoftë se duhet të merren me karrierë politike.Në fakt kush është gjykatës i mirë? Një magjistrat pa lakmi të protagonizmit dhe pa dëshirën për tu dukur në gazeta dhe televizione.Një gjygjtar që të dijë të organizojë mirë punën e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Një magistrat që i dedikon shumë kohë studimit në mënyrë që të mos gjendet kurrë i papërgatitur përballë vendimit.Kush është drejtuesi i zoti? Është një njeri praktik që njeh gjithçka dhe të gjithë, që e shpërndan punën në mënyrë të barabartë, por që merr për vete çështjet më të vështira. Një njeri që të bën ta duash dhe që e duan të gjithë.
Zgjidhjet per krizen e gjygjsorit jane paraprire nga qeveria Berisha me nje sere ligjesh qe jane miratuar vecanerisht tre vitet e fundit si, ligji per organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqesor, ligji për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, per noterine, për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, për liberalizimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, për ndihmën juridike etj, dhe nje pjese te ligjeve ne proces miratimi si, ligji per administratën gjyqësore, për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative etj”.
Kohet e fundit jane kthyer ne nje debat serioz sjelljet jo korrekte te vena re ne ndonje rast tek veprimet e prokurorise apo te gjygjsorit, vetëm ose me ndërthurje ndërmjet tyre.Shihet nje tendence në rritje ne veçanti tek ndjekja e proceseve me ngarkesa politike,shfrytezimi i tyre per efekte elektorale. Eshte i lexueshem ndikimi i “miqve” te partisë ose i figurave me pushtet tek veprimet evidente të kryera nga prokuroria ose nga gjykates te cilet pervec te tjerave përdorin edhe shtypin ose një mjet tjetër informacioni për të përhapur lajme të “fshehta” të sekretit profesional, në mënyrë që të mbahet gjallë një fushatë kundër këtij ose atij “armiku” politik.