Finalja e kampionatit europian te Futbollit

Finalja e madhe do të jetë Rusi-Gjermani.
Ky është verdikti i gjysmëfinaleve të kampionatit europian në volejboll për femra që po zhvillohet në Gjermani.
Skuadra ruse mundi Serbinë me rezultatin 3-0, ndërsa vajzat gjermane ia dolën me shumë vështirësi ndaj Belgjikës, duke fituar 3-2.
Në gjysmëfinalen e parë, skuadra serbe bëri rezistencë të fortë në setin e parë duke humbur 23-25, por në dy setet në vazhdim epërsia ruse ishte e plotë.
Fitueset u udhëhoqën nga loja shumë e mirë e Jekaterina Pankovës dhe Julia Morozovës.
Gjysmëfinalja tjetër ishte tepër e fortë. Belgjika fitoi dy setet e parë, por skuadra vendase, Gjermania, përballoi presionin duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke fituar edhe setin final.
Më e mira në fushë për gjermanet ishte Katlin Vajs.
Rusia është katër herë kampione e Europës, por titulli i fundit është fituar më 2001.
Gjermania është nënkampione e Europës në fuqi, e mundur në finale nga Serbia dy vjet më parë.