E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni denoncon shkeljen e etikës së zyrtarit të lartë

Tiranë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon mesazhet fyese dhe dhunuese të etikës së komunikimit mes drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, zotit Gazmend Dibra, nisur në telefonin e reporterit të gazetës së përditshme “Panorama”, kolegut Fatos Mahmutaj. Këto mesazhe fyese dhe të padenja, që i përkasin një zyrtari të lartë, janë një akt flagrant i prepotencës dhe shpërfilljes së etikës së komunikimit me gazetarët dhe mediat. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh indinjatën ndaj këtij rasti, si dhe apelon për sjellje të denja të nëpunësve të administratës publike në marrëdhënie me gazetarët dhe reporterët e mediave të vendit, të cilët synojnë dhe mbeten shërbestarë të interesit publik në misionin e tyre të përditshëm.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›