E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Presim kandidate te tjere nga PD

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama thote se mund te jape konsensusin per zgjedhjen e nje presidenti me 84 vota, nese mazhoranca sjell kandidate te tjere kurse perjashton rpere emrin e Xhezair Zaganjorit, kreu i PS-se ka theksuar se mazhoranca duhet te zgjeroje garen e kandidateve. Sulm edhe kryetarit te LSI: Meta luajti rol te cmuar per te ndihmuar ne spostimin e shumices, nga llogorja ku shumica qendroi nje vit rresht dhe ku e gjithe Shqiperia shikonte hijen e Topallit. Ne te dyten nuk e pati dhe ai shembi nje perpjekje te cmuar, - u shpreh kreu i selise roze ne nje interviste dhene mbreme ne Tv Ora News.

Ilva Tare

Perse PS nuk propozon kandidat per president?

Ne kemi 63 vota dhe gjithcka qe po bejme eshte te ofrojme konsensusin tone permes nje procesi qe duhet te na coje tek nje emer. Dhe nga ana tjeter eshte qeveria qe nuk i ka votat per te zgjedhur nje president ne frymen e konsensusit pra me 84 vota. Ndaj ajo duhet te krijoje hapesire qe opozita te jape konsensus.

Pse nuk pati shtrengim duarsh?

Kjo eshte e pavertete, sepse ne kur jemi takuar ne sallen ku u zhvilluan bisedimet, i kemi dhene doren njeri-tjetrit. Sigurisht qe u pame ne sy dhe ne sy i thame te gjitha ato arsye qe duhet ta kapercejne kete prove. Dhe provat qe lidhen me kater pikat, nuk jane ultimatume dhe as kushte, por jane kater momente te percaktuara nga BE.

Patet siklet gjate takimit?

Absolutisht.

Po Berisha?

Duhet ta pyesni.

U fol per emrat konkrete?

Jo.

As per Zaganjorin?

Ne parashtrimin e bere nga kryetari i qeverise sigurisht degjuam edhe pikepamjen tij per kandidaturen e z. Zaganjori.

A e konsideroni z.Zaganjori si kandidature?

Jo. Kjo per arsyet qe i kemi bere publike. Eshte nje kandidature e paraqitur njeanshmerisht e cila eshte kthyer edhe ne nje pengese per gjetjen e konsensusit. Sepse nuk na jep asnje mundesi te japim konsensusin.

Pse nuk e jepni konsensusin per Zaganjorin?

Sepse nuk eshte emer qe vjen si rezultat i nje procesi, dialogu dhe kornize modalitetesh. Nga ana tjeter sigurisht qe kemi rezervat tona ndaj tij.

Fakti qe ky emer doli para takimit e ben te papranueshem?

Jo nuk eshte kjo. Une nuk kam asnje lloj arsyeje personale per te penguar zgjidhjen, por kam arsyet personale si qytetar dhe kryetar i PS per te ndihmuar qe kjo ceshtje te zgjidhet dhe ne jemi te gatshem. Nese do te ishim takuar me pare, a do te ishte kandidat Zaganjori? Une i pergjigjem jo. Nuk do te ishte kandidat.

Cilat nga 4 kushtet nuk ploteson z.Zaganjori?

Kater pikat nuk kane te bejne kandidaturen. Vetem njera prej tyre lidhet me presidentin.

Mazhoranca thote se opozita ka penguar integrimin?

Kete ka bere prej dy vitesh ajo qe e quani mazhoranca, por e verteta eshte krejt tjeter. Nuk ka qene dhe s'eshte detyre e opozites te luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk ka qene detyre e opozites qe e vetme te realizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme. I gjithe insistimi per reformen zgjedhore nga ana e Komisionit Evropian, lidhet me faktin se ne mbetem ne klase, sepse ne nuk kemi bere zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ajo qe ndodhi ne Tirane eshte kryefjala e refuzimit te statusit te vendit kandidat.

Por te tjere thone se opozita ishte ne rruge dhe protesta dhe nuk ndihmoi?

Ketu eshte ceshtja si e shikojne ata te cilet presupozohet se do te na hapin deren e BE dhe ata e kane thene sesi e shikojne, e kane transmetuar. Ne vend qe t'i referohemi paleve, eshte mire t'i referohemi atyre qe do te na vleresojne.

Do te propozoni emra per President?

Ne jemi pakica, ne nuk pretendojme te vendosim Presidentin e Republikes duke ia imponuar shumices. Ne nuk mendojme se futja ne nje loje emrash, ne kushtet kur nuk japim konsensus per kandidatin e shpallur nga qeveria - na jep rezultat - perkundrazi nga ana e qeverise nuk mund te pranohet qe kandidati te jete i opozites. Jemi gati te propozojme emra, nese vendosim dy gjera. E para, nese e zgjidhim me konsensus dhe e dyta qe do te percaktojme keto modalitete, kete kornize, kete identikit dhe mbi ate do te japim kontributin tone. Ne duam te japim konsensus per interesin e Shqiperise dhe te shqiptareve. Po mbetem jashte perspektives se vendit ne BE, ketu jemi te gjithe te humbur. Nuk duam te imponojme, nuk po kerkojme konsensusin nga qeveria, por duam qe ne ta japim. Por duhet te vihemi ne te tilla kushte per te dhene kete konsensus.

PD u terhoq nga vendimi per te pasur nje kandidat partiak? Ju doni qe z. Berisha te zgjedhe nje kandidat tuajin?

Absolutisht jo, ne e dime qe nuk mund te zgjidhet kandidati yne. Eshte e vertete qe eshte hedhur nje gjysme hapi, duke hequr dore nga nje figure e skalitur politike, sic eshte Jozefina Topalli. Por ky eshte nje gjysme hapi. Po te isha ne vendin e qeverise nuk do kisha thene me heret se do te zgjidhja president nje bashkepunetor, do te kisha ndertuar nje dialog per te vendosur disa modalitete dhe vetem mbi bazen e tyre do t'i kisha ofruar opozites me shume se nje mundesi per te marre konsensusin e saj. Une nuk pres nga mazhoranca asgje per ne dhe per mua. Jemi gati ta japim konsensusin, nese na krijohet hapesira per te zgjeruar gamen e propozimeve.

Per ke, per kandidatin tuaj?

Mes konsensusit dhe Xhezair Zaganjorit ne zgjedhim konsensusin. Pastaj tre pikat e tjera do te jene me te lehta.

Ka te tjere qe mendojne se PD nuk duhet te jape me leshime. Nje zonje thote se PD duhet te zgjedhe Topallin me 71 vota?

Kjo zonja nuk ka haberin se cfare luhet ne keto moment. Luhet fati i atdheut. Kjo zonja nuk kupton se cfare eshte sot ne tryeze, ne raport edhe me jeten familjare dhe sociale te kesaj zonje. Nese eshte nje vajze e re, duhet te dije se me marrjen e statusit te vendit kandidat, cfare mundesish ka. Kjo eshte dicka shume me e madhe se Topalli dhe karriera e saj, apo PD-PS dhe fati i tyre politik. Si u zgjodh kandidat Zaganjori? Hajde te diskutojme emra qe mund te na cojne tek nje emer. Berisha realizoi nje konsensus brenda shumices. Po te kishte paraqitur vetem nje emer dhe t'u kishte thene merreni, te jeni te sigurt qe edhe brenda mazhorances nuk do ishte gjetur konsensusi.

Do te thote qe do te jepni emrat tuaj?

Nuk ka emra qe po negociojme. Sepse pengesa eshte kushtezimi me kandidaturen e Zaganjorit, te cilen qeveria po kerkon ta imponoje dhe nuk mund ta pranojme.

Po negocioni me mikun tuaj z. Meta, mund ta quaj miku juaj?

Mund ta thoni si te doni, eshte kendveshtrim. Gjerat jane shume te qarta dhe ne jemi ne pritje te ulemi ne tryeze, ne cdo format, me kryeministrin, ne nje format me te gjere dhe per t'i dhene zgjidhje kesaj ceshtje. Jane te gjitha kushtet dhe do te ishte gabim per te mos dhene zgjidhje.

Nuk po rrezikoni edhe mundimin qe beri z.Meta per te larguar PD nga nje kandidature politike?

Eshte nje pyetje qe nuk e deshifroj dot. Une nuk di qe politikanet bejne sakrifica, ata bejne detyrat e tyre karshi vendit. Keto gjera jane detyra shtepie.

Nese raundi i trete kalon pa kandidate, PS parashikon te hyje ne gare me kandidate?

Sot jemi ne kushtet kur per nje gare ne sallen e Kuvendit, nuk mund te humbim garen me vetveten per statusin e vendit kandidat. Taktikat, asnje skuader, ekip, media apo dhe parti nuk i shpall ne televizor dhe nuk i ben publike. Strategjia eshte publike, taktika jo.

Nese i keni keto taktika... Sepse ka qe thone se nuk keni dhe ndaj humbni gjithmone?

Mos ia qani hallin kaloresit se i varen kembet. PS dhe une nuk kemi humbur, jemi vjedhur ne vitin 2009 dhe ne vitin 2011. Une nuk kam ne vizionin tim nje Shqiperi hajdutesh.

Folet me Berishen per 8 majin?

Kalojme ne nje pyetje tjeter.

Do jepni konsensus pas raundit te trete?

Pas raundit te trete ne do te jepnim konsensus nese pala tjeter e do konsensusin. Por pas raundit te trete pala tjeter mund te marre drejtim te paditur.

Do te jepnit ju nje kandidature nese PD heq dore nga Zaganjori?

Varet sesi do te percaktohen modalitetet. Ne jemi te gatshem te japim konsensus, qe do te jete me i gjere se nje kandidat i vetem. Por nuk duam te imponojme nje kandidature, sepse do te ishte nje qendrim jodobiprures. Ne nuk do te kembengulim, o nje emer o s'ka.

Do ta perjashtonit Meten nga konsensusi?

Nuk behet fjale per te perjashtuar askend. Konsensus do te thote mes opozites dhe mazhorances. Ne duam qe me qeverine, me te gjitha palet, te gjejme rrugen per konsensus.

Do te kete takim te dyte me z. Berisha?

I kam thene kryeministrit qe ne cdo moment, jemi te gatshem te ulemi ne tryeze dhe ne kendveshtrimin tim jo vetem ne mundemi, por jemi shume afer zgjidhjes. Jemi aq afer sa do te ishte gjynah qe rezultati do te ishte nje hendek mes paleve.

Nese Meta voton per mazhorancen, nje kandidat me 71 vota, do te rishikoni marredhenien me LSI?

Nese kreu i LSI do te shkonte per nje votim me 71 vota per kandidatin e PD, do te shembte me duart e tij ate qe eshte perpjekur te ndertoje.

Nese do te propozohen emra te tjere, do te pranoni?

Eshte e rendesishme qe qeveria te zgjeroje gamen e zgjedhjes dhe atehere do te jemi proaktive. Do te hyjme ne kete proces per te mos dale pa e zgjedhur presidentin.

Pse e botuat editorialin ku kerkohej rrezimi i qeverise, nje dite para negociatave?

Si mund te jete nje editorial nje plan politik. Editorialit tim une i qendroj pike per pike, nese lexohet sic e kam shkruar une, jo si e lexojne te tjeret, aq me teper Saliu qe e lexon sic do. Pyetja ime ishte kjo: Cfare do t'u japim shqiptareve me 28 nentor? Qeveria nuk po u jep ato qe u ka premtuar. Kur une shkrova editorialin mora shkas nga deshtimi i nje konkursi per monumentin e Ismail Qemalit ku projektet ishin qesharake. Qesharake eshte gjithe kjo ngrehine. Ne fund kam thene se ne jetojme ne nje vend qe nuk feston dot 100 vjetorin e vet, sepse kemi nje qeveri qe nuk organizon dot nje kalendar. Une kam thene se nuk na jep keto qe permenda dhe nuk na jep statusin e vendit kandidat, kam thene se e vetmja dhurate qe mund te bejme eshte te heqim kryeministrin. Cfare ka ketu qe demton konsensusin. Ne duam statusin e kandidatit dhe per ta marre kete duhet konsensusi.

Cfare mendoni per Levizjen e z. Nano?

S'eshte pyetje per mua, eshte per Fatos Nanon, kur ta keni bejani.

Cili eshte opinioni juaj per rolin e Metes ne zgjedhjen e presidentit nese ai voton nje kandidat me 71 vota?

Opinioni im per kontributin e kryetarit te LSI ne rast se ai voton presidentin me 71 vota nuk ndryshon. Ai luajti nje rol te cmuar per te ndihmuar ne spostimin e shumices, nga llogorja ku shumica qendroi nje vit rresht dhe ku e gjithe Shqiperia shikonte hijen e Topallit. Sigurisht opinion im do te jete qe ai ne fazen e pare pati nje rol te cmuar dhe ne te dyten nuk e pati. Dhe ai shembi nje perpjekje te cmuar.

Gjate takimit, a ju beri me dije Fatos Nano qe kishte synim te krijonte nje parti politike?

Jo.

Nese do ju kishte thene qe do krijonte do kishte ndryshuar mendimi juaj?

Jo

Mos po merrni nje risk te madh per Partine Socialiste?

Kjo nuk eshte beteja e Partise Socialiste, jemi ne proces per te zgjedhur nje president konsensual. Te gjitha keto jane gjera anesore ne raport me interesin e shqiptareve. Shqiptaret duan te hyjne ne BE, ata meritojne te jetojne ne nje vend europian. Keto ngjarje qe prodhohen nga rrethanat, jane dytesore.

A fitoni dot zgjedhjet pa Ilir Meten?

Pa as me te voglin dyshim.

A do te ndryshoni qendrim kur te afrojne zgjedhjet dhe ju te keni nevoje per LSI?

Nese LSI do braktise anijen e pushtetit dhe do kaloje ne opozite sigurisht qe ne mund te ndryshojne kushtet per bashkepunim.

A keni ndryshuar qendrim per "21 janarin" pas takimit me Meten?

Nuk jam takuar per kete, qendrimi im mbetet po ai, 21 janari ishte nje krim shteteror dhe une jam i vendosur t'i coj deri ne fund hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›