Fushë Krujë, banorët bllokojnëaksin nacional: Jemi pa drita
FUSHE KRUJE- Rreth 1 mijë protestues nga fshati Nikël i Fushë-Krujës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën nacionale. Ata kanë kërkuar që Cez Shpërndarje t’u kthejë energjinë elektrike.
Sipas tyre është i patolerueshëm fakti që po qendrojnë pa drita prej rreth dy javësh. Përveç kësaj, protestuesit kanë kërkuar që t’u jepet dëmshpërblim për pajisjet që iu janë djegur pikërisht për faj të CEZ-it. “CEZ të na japë dëmsyhpërblimin për pajisjet elektroshtëpiake që na janë dëmtuar dhe të normalizojë rrjetin”, janë shprehur banorët e fshatit Nikël. Protestuesit u larguan me forcë nga policia për të liruar rrugën e bllokuar.
(ln.ns/shqiptarja.com)