Spahiu padit KLD, pas urdhërit për zhdëmtim
Tiranë- Kreu i Lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, dhe ish-zv/kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka depozituar në gjykatë një padi pikërisht për institucionin që drejtoi për disa vite.
Spahiu në padinë e tij ka kërkuar shqyzimin e një akti admisnitrativ që KLD ka nxjerrë për të: Shfuqizimin e aktit administrativ urdhrit nr.799 prot datë 14.05.2012 për zhdëmtimin e shpenzimeve për udhëtim e dieta jashtë shtetit. Pezullimin e aktit administrativ.
Spahiu e ka mohuar gjithmonë të ketë abuzuar me detyrën por KLD pak ditë më parë i ka dërguar një urdhër sipas së cilit ai duhet ti paguante këtij institucioni shumën prej 2100 eurosh, që pretendohet të ketë qënë dëmi që i është shkaktuar nga zv/kryetari i saj.
Më herët komisioni paraletat hetimor që u ngrit për Sahiun ishte i pari që hodhi akuza se ish zv/kreu i KLD-së ka shpërdoruar detyrën pasi me fondet e KLD-së ka mbuluar shpenzimet e veprimtarisë së AK-së apo të tjera personale. Komisini hetimor ka kërkuar hetimin penal për shpërdorimin e detyrës dhe burimeve financiare të KLD-së për llogari të aktiviteteve që nuk lidhen e veprimtarinë e Spahit si nënkryetar i KLD. Komisioni ka parasysh këtu udhëtimet e Spahiut në shumë vende të botës për të organizuar tubime me karakter politik me emigrantë shqiptarë, të cilat sipas komisionit janë bërë me fondet e KLD. Komisioni konkludoi edhe në disa përfundime të tjera, por që nuk janë përfshirë në padinë për ndjekje penale, pasi sipas deputeteve nuk kanë karakter penal.
/IDEA/