Një "el Clasico" në gjysmëfinale

Me rezultat të përgjithshëm prej 5-0, Real Madridi e ka eliminuar Tottenham Hotspurin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit fituan me rezultat 4-0 në Santiago Bernabeu, ndërsa me fitore minimale e mbyllën takimin në White Hart Lane.
Golashënuesi i vetëm në takimin e të mërkurës mbrëma ishte Cristiano Ronaldo, goditjen e të cilit nuk e ndali Gomes (50’).
Në gjysmëfinale, Real Madridi do ta ketë për kundërshtar rivalin e përbetuar nga Kampionati spanjoll, Barcelonën.