Beckham: Dua të luaj në Lojërat Olimpike

Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, ka shprehur dëshirën që të luajë në Lojërat Olimpike, Londra 2012, por së pari dëshiron të përqendrohet në klub.
“Unë do të doja të jem i përfshirë në Lojërat Olimpike, por si lojtar. Por, duhet të presim dhe të shohim. Edhe një vit jemi larg Lojërave Olimpike. Unë do të kënaqem me këtë sezon. Janë luajtur vetëm pesë ndeshje në MLS”.
“Nuk kam marrë ndonjë vendim çfarë do të bëj pas këtij viti. Mendoj se është me rëndësi që unë të përqendrohem vetëm në lojën time. Unë e ndjej këtë. Unë ndihem mirë nëpër ndeshjet. Unë ndjej se po luaj mirë”, ka thënë Becks.