E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e Besa në gjysmëfinale

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 21:32

Prishtina dhe Besa janë dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Bardhekaltrit, ashtu siç pritej, nuk kanë hasur në ndonjë problem në duel me Ulpianën, të cilën e mposhtën me rezultat 4:0. Kurse ekipi pejan ia doli ta eliminojë Ferizajn, ndaj të cilit fitoi në Pejë pa bërë ndonjë sakrificë të madhe, 3:1.

Ndeshja e tretë çerekfinale e Kupës, e zhvilluar po të mërkurën ndërmjet skuadrave nga Liga e Parë e Kosovës, 2 Korrikut dhe Gjilanit, përfundoi me fitoren e ekipit ‘Vjollcë’, 0:1 pas vazhdimeve. Kurse të enjten (sot) në Prizren, nga ora 15:00, fituesi i fundit i këtij trofeu, Liria do të përballet me Flamurtarin.

Kupa e Kosovës – Çerekfinalja
Ulpiana – Prishtina0:4
Besa – Ferizaj3:1
2 Korriku – Gjilani0:1

E enjte
Liria – Flamurtari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›