E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një emigrant maroken zgjidhet kryetar bashkie në Roterdam

Një maroken është bërë qytetari i parë i Roterdamit. Për herë të parë në këtë vend një qytetar me origjinë marokene, si është Ahmed Aboutaleb ka marrë postin e kryetarit të bashkisë.

Ish ministri për Punët Sociale në vendet e ulëta, Ahmed Aboutaleb, 47-vjeç ka rrëfyer në një diskutim të tij të përhapur edhe përmes internetit se ka “shumë frikë”.

“Shumë njerëz janë vërtetë të shqetësuar në këtë botë që është në transformim të vazhdueshëm; nuk duhet të nënvlerësojmë ndjenjat që luhaten mes frikës dhe pasigurisë dhe sigurisht që nuk do ta bëjmë”- ka thënë kryetari i ri i qytetit të dytë holandez.

Sipas tij, krijimi i besimit nënkupton një debat rreth elementeve fondamentale te demokracisë kushtetuese, lirisë së shtypit, lirisë së besimit, të të drejtave të barabarta për burrat dhe gratë, homoseksualizmit dhe heteroseksualizmit dhe luftën kundër diskriminimit", u shpreh ai.

Aboutaleb, anëtar i partisë laburiste ka debatuar gjatë edhe për rikthimin e besimit në rimëkëmbjen ekonomike. Ai e la Marokun në kohën që ishte 14 vjec për të jetuar në Vendet e Ulëta. Fillimisht ka punuar si gazetar e më pas si zëdhënës, më pas në postin e sekretarit të shtetit. Marokenët përbëjnë një nga komunitetet e huaja kryesore në këtë vend, me rreth 350 mijë qytetarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›