Një ëndërr e quajtur Tokio
Wu Tongtong duhej të mësonte medoemos gjuhën japoneze. I rritur në qytetin e Shangait, në Kinën Verilindore, kishte një tjetër pasion të madh, video-lojërat. Por për të luajtur i duhej të lexonte këshillat dhe komandat ishin të shkruara në japonisht. "Pushtimi" brutal japonez i Shangait dhe i zonave të tjera të Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e shqetësonte aspak. Për shumë kinezë kjo çështje është ende një plagë e hapur, por për të ishte e pallogaritshme përballë dëshirës për të luajtur me lojën e tij të preferuar. Por sot, sforcimet e shumta që ka bërë për t‘u integruar në fushën informatike dhe në atë linguistike, kanë marrë një shpërblim. Wu, që është 27 vjeç, punon në Tokio si këshilltar informatik dhe është pjesëtar i një grupi punonjësish të specializuar kinezë që po transformojnë dita-ditës Japoninë. "Suksesi mund të arrihet kudo", tregon ai, duke theksuar se pagesa mujore e kalon shumën që marrin bashkëmoshatarët e tij. "Në këtë çast po jetoj ëndrrën time kineze në Japoni".
Për shekuj me radhë, dy vendet e zhvilluara janë munduar t‘i "vjedhin" njëra-tjetrës rolin e fuqisë hegjemone të Azisë Lindore. Kohë më vonë hynë në një fazë të ftohtë politike, ku mesa duket nuk ishin të afta ta kapërcenin trashëgiminë e një lufte shkatërruese, e cila ka përfunduar para 70 vitesh.
Sot, në fakt, të dyja vendet janë fuqi të mëdha ekonomike dhe e ardhmja e tyre është e lidhur ngushtë. Vetëm në Shangai jetojnë më shumë se 20 mijë japonezë. Numri i emigrantëve kinezë në Japoni arrin në 500 mijë dhe në këtë mënyrë ata kanë formuar një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve në vend. Më shumë se 80 mijë studentë kinezë, dy e treta e së gjithë popullsisë së huaj universitare të vendit, frekuentojnë universitetet japoneze. Pas diplomimit bëhen pjesë e forcës punëtore japoneze, duke mbushur plot e përplot sektorët që janë më të zhvilluar, si teknologjinë e informacionit dhe bioteknologjinë.
Apertura e Deng Xiaoping
Sot, kinezët, janë shumë të rëndësishëm për të ardhmen ekonomike të Japonisë. Në vitin 2004, vlera e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti shifrën 205 milionë dollarë dhe Kina për herë të parë la pas Shtetet e Bashkuara, partnerin më të madh tregtar të Tokios. Me rezultate të shkëlqyera dhe padronë të të dyja gjuhëve së bashku, emigrantët e rinj kinezë janë gati të vjelin frytet e këtij realiteti aziatik, i cili po ndryshon çdo ditë. "Njerëzit si ne po ndërtojnë ura", shpjegon një kinez, i cili jeton në Japoni që prej 18 vjetësh. Sot, ai drejton një firmë televizive që prodhon programe në gjuhën kineze kushtuar vendit të tij të ri. "Falë marrëdhënieve personale që po ndërtojmë, mund të zgjedhim një mënyrë me qëllim që kontrastet politike të mos jenë e vetmja gjë që lidh vendet tona".
Miqtë e parë të ardhur nga Republika Popullore kanë zbarkuar në Japoni në fillim të viteve ‘80. Teorikisht ata nuk duhej të qëndronin në këtë vend. Nën partneritetin e Deng Xiaoping, Pekini kishte filluar të mbante lidhje me botën e jashtme. Shumë studentë të mirë patën mundësinë të shkonin në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Japoni, për të përvetësuar dijet në fushën shkencore dhe të sillnin në "shtëpi" ide të vlefshme për socializmin. Po në fakt, për shumë persona, bota e jashtme u shfaq si një "magnet". Chen Jianjun, i ardhur në 1982-in në Kobe, falë një burse të dhënë nga qeveria kineze, e kujton me një shije jo fort të mirë efektin "i huaj". "Të vije në Japoni ishte njësoj sikur të shkoje në Hënë. Në Universitetin e Kobes, profesorët më pyesnin se çfarë mendoja për Marksin dhe Leninin dhe unë nuk kisha asnjë mendim të mirë".
Shtypja e Tiananmenit në 1989-ën bindi shumë studentë të qëndronin jashtë vendit. Gjatë manifestimeve për demokracinë në Pekin, Chen iu bashkëngjit protestave së bashku me studentët e tjerë kinezë që ishin në mërgim. Pasi mbaroi doktoraturën në gjenetikë, qëndroi në Japoni për të zhvilluar produktet bioteknologjike kushtuar kompanive të vendit. Pas tre vitesh edhe atij i erdhi koha për të përfituar nga zhvillimi ekonomik i Kinës. Tashmë dënimi i aktivizimit politik i viteve të Tiananmenit nuk ishte më kaq i fortë dhe shumë nga ish- manifestuesit po arrinin majat në vendin e tyre. Sot Chen drejton një shoqëri këshillimi që ndihmon shtëpitë farmaceutike japoneze për të bërë teste klinike në Kinë. "Pa ne, ndërmarrjet japoneze nuk do të dinin ku të përplasnin kokën. Nuk dinë se si bëhen bizneset". Kobe, qyteti adoptues i Chen, e ka lidhur të ardhmen e tij me atë të Kinës.
Ngjyra e celularëve
Në fillim të viteve 1900, kinezët që jetonin në Japoni ishin me mijëra, për më tepër drejtonin restorante ose dyqane me ilaçe tradicionale. Sigurisht jeta nuk ishte e lehtë. Kur një tërmet i madh goditi Tokion në vitin 1923, rezidentët e huaj u akuzuan padrejtësisht se kishin prishur rezervat ujore. Mijëra persona me origjinë kineze e koreane vdiqën duke u vrarë nga mafia e vendit.
Periudha kur ndodhi tërmeti i vitit 1995 në Kobe ishte tërësisht ndryshe. E vendosur për t‘i ridhënë jetë një qyteti në krizë ekonomike, administrata e vendit filloi të merrte ndihma nga Kina. Sot, në zonën e rinovuar të Port Island (ishull artificial i ndërtuar në Kobe) delegacionet e biznesmenëve kinezë janë të ftuarit e rregullt të një parku të madh teknologjik, ku politikanët e vendit ofrojnë ulje taksash me shpresën se do të krijojnë një tjetër ‘Chinatown‘ në versionin ‘high-tech‘.
Shumë firma të drejtuara nga kinezët përparojnë falë rolit lidhës mes dy kulturave. E duke parë që shitjet e brendshme po rrallohen, firmat japoneze mbështeten mbi rritjen e borgjezisë kineze për të vjelë fitimet. E kush më mirë se një inxhinier kinez emigrant mund t‘ua shpengojë studiuesve të vendit se kinezët preferojnë celularët e kuq, ose të artë, në ndryshim nga japonezët që preferojnë të bardhët dhe ata me ngjyrë argjendi? "Të gjithë e dinë se mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë ekzistojnë ndryshime të mëdha në fushën e kulturës sipërmarrëse", thotë drejtori televiziv Zhang. "Por kur flitet për Kinën, edhe vetë japonezët habiten nga fakti që nuk punojnë në të njëjtën mënyrë".
Ndryshimet mes dy vendeve janë aq të shumta sa madje kanali që i ndan quhet Deti Lindor në Kinë dhe Deti i Japonisë në arkipelag.
Për të bashkuar distancat e mëdha mes tyre, një shoqëri e quajtur "Meitec" organizon seminare në pesë qytete kineze për inxhinierët që dëshirojnë të gjejnë punë në një firmë japoneze, dhe më pas në disa raste transferohen në Japoni. Mes kurseve detyruese është puna në grup (shpeshherë inxhinierët kinezë preferojnë kërkimin individual), zhvillimi i kompetencave praktike (universitetet në Kinë janë të prirura të privilegjojnë teorinë) dhe më kryesorja, arti i të kërkuarit falje (inxhinierët japonezë e pranojnë lehtësisht se kanë gabuar, ndërsa kinezët e kanë pak të vështirë). Në 21 vitet e fundit shoqëria "Meitec" ka sjellë në Japoni 156 kinezë; vetëm një prej tyre është kthyer në shtëpi. "Inxhinierët tanë nuk janë artizanë me çmim të ulët", shpjegon një pjesëtar i shoqërisë, duke theksuar se kinezët marrin të njëjtën rrogë si kolegët e tyre përtej detit. "Janë të specializuar si japonezët dhe sjellin një vlerë të madhe falë përgatitjes së tyre".
Mësime kulture
Brezi i ri i emigrantëve kinezë po e transformon edhe institutin "Yamate" të Yokohama, shkolla më e madhe e gjuhës kineze, në Japoni. E ndërtuar në 1898-ën, në fillim frekuentohej vetëm nga fëmijët e punonjësve të portit dhe tregtarëve të vegjël, që në shumë raste nuk kishin të drejtë të përziheshin me qytetarët japonezë. Mësuesit e kualifikuar ishin kaq të paktë në numër sa që mësimet bëheshin në dialektet kineze, sipas mundësive të momentit.
Por në dhjetë vitet e fundit, numri i të regjistruarve është dyfishuar, duke arritur në 400. Në shkollë tashmë ka nisur një revolucion i vërtetë. Sot, shumë nga prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë nuk janë më punëtorë të thjeshtë, por studiues shkencorë, drejtues të informacionit, teknologjisë, etj. "Këta njerëz janë zgjuarsia e Kinës, që ka frekuentuar universitetet më të mira", shpjegon drejtori i shkollës. Ai ka marrë mësues të kualifikuar nga Kina. "Prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre dhe ndihen të sigurtë për rolin e Kinës në botë".
Barrierat e komunikimit
Mesa duket kjo diferencë nuk do të zhduket aq shpejt. Autoritetet vendase janë të prirura që t‘i trajtojnë të huajt që jetojnë në Japoni si rezidentë të përkohshëm dhe jo si emigrantë të fuqishëm. E në fakt kjo situatë nuk prek vetëm kinezët. Ai që prej vitesh ka ardhur nga Koreja, Brazili apo Peruja dhe jeton në Japoni ka vështirësi për marrjen e nënshtetësisë. Por për punëtorët kinezë të specializuar që kanë emigruar lehtësisht në Shtetet e Bashkuara apo Evropë, këto kufizime janë edhe më të bezdisshme.
Një kinez ka shumë arsye për t‘u transferuar në Japoni. Tokio është disa orë larg nga Kina, e duke qenë se japonishtja dhe gjuha kineze kanë shumë ngjashmëri në të shkruar, për një kinez është më e thjeshtë të mësojë japonishten se sa një gjuhë tjetër perëndimore. Por nuk ka bashkësi linguistike që mund të kompensojë abuzimet politike të cilat lidhen me çështjet e emigracionit. Për shembull, në Tokio, është shumë e përhapur praktika për të tërhequr shumë artizanë nga jashtë vendit përmes të ashtuquajturave të dhëna për vende pune, që u lejojnë të huajve një leje qëndrimi për tre vjet. Në 2005-ën, më shumë 55 mijë kinezë, hynë në Japoni falë këtij programi. Por sipas të dhënave të qeverisë, vetëm në vitin 2007 kanë ndodhur 4639 dhunime të të drejtave të punës, që janë kryer nga pronarë të paskrupujt, të cilët përfitojnë nga mungesa e pakët e informacionit që kanë emigrantët.
Edhe për menaxherët e mëdhenj kinezë, jeta në arkipelag është shumë e vështirë. Song Wenzhou është transferuar në Japoni për të studiuar në universitet që në 1985-ën. Më pas krijoi një shoqëri ‘software‘, e cila në vitin 2000 u bë e famshme si kompania e parë që drejtohej nga një i huaj. Sot ai është i pasur dhe shkon nëpër darka me ministrat japonezë. Gjithashtu kohët e fundit ai tregon se është ndaluar nga policia vendase, pasi dyshohej se ishte një emigrant klandestin. "Nuk është vetëm qeveria", shpjegon ia. "Ksenofobia thithet në ajër. Edhe nëse Japonia arrin të zgjidhë çështjen mbi emigracionin, do ta bënte për nevoja ekonomike, jo për një ndryshim sjelljeje".
Është një përfundim shumë pesimist apo jo? Ndoshta po. Në fund të fundit, brezi i fundit japonez po mësohet me idenë e një Kine që lulëzon çdo ditë e më shumë. Duke menduar për tregun, "Morning Musume", versioni japonez i "Spice Girls", i kanë shtuar edhe dy këngëtare grupit, dy vajza kineze.
Qëllimi kryesor është bërja për vete e publikut kinez, por producenti i grupit betohet se kjo është kënaqësia dhe dëshira e fansave japonezë. "Disa të moshuar më kanë thënë se nuk vinë në Japoni për atë që ka ndodhur gjatë luftës. Unë u kam treguar se muzika është universale. Nuk është e rëndësishme nëse këndoj në Kinë, Japoni, apo hapësirë", tregon Li chun, 19 vjeçe, vajza e fundit që i është bashkangjitur grupit "Morning Musume".
Ideja për një botë pa kufij është tërësisht normale për Kuang Yinghuan, i ardhur në Japoni në 2002-in falë një programi, i cili ndërronte nxënës të mirë mes gjimnazeve. Sot Kuang flet një japonishte të kulluar dhe frekuenton vitin e parë të doktoratës në Fakultetin e Tokios. "Kur erdha në Japoni, njerëzit më vinin në lojë, sepse nuk e flisja mirë gjuhën. Tani kur u them se jam regjistruar në Fakultetin e Tokios, më shohin për atë që jam, jo vetëm si një kinez", thotë me një gjysmë buzëqeshje. Edhe pse vetëm 23 vjeç, është mishërimi i një Azie të re Lindore të bazuar jo më mbi rivalitetin, por mbi mundësitë.
Dhjetë komunitete e huaja në Japoni
Koreanë 598.687
Kinezë 519.561
Brazilianë 302.080
Filipinas 187.261
Peruanë 57.728
Amerikanë 49.390
Tajlandezë 37.703
Vietnamezë 28.932
Indonezianë 25.097
Britanikë 17.494
Autoritetet vendase janë të prirura që t‘i trajtojnë të huajt që jetojnë në Japoni si rezidentë të përkohshëm dhe jo si emigrantë të fuqishëm. E në fakt kjo situatë nuk prek vetëm kinezët. Ai që prej vitesh ka ardhur nga Koreja, Brazili apo Peruja dhe jeton në Japoni ka vështirësi për marrjen e nënshtetësisë
Një kinez ka shumë arsye për t‘u transferuar në Japoni. Tokio është disa orë larg nga Kina, e duke qenë se japonishtja dhe gjuha kineze kanë shumë ngjashmëri në të shkruar, për një kinez është më e thjeshtë të mësojë japonishten se sa një gjuhë tjetër perëndimore