E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bariun matjan në Greqi, prokuroria kërkon dënim maksimal

Prokuroria e Rrethit të Beratit ka
kërkuar dënimin me burgim
të përjetshëm për një 24-vjeçar i
cili akuzohet se ka vrarë në shtetin
grek një emigrant shqiptar me
qëllim grabitjen. Autori Luan Muhametaj,
sipas akuzës, është autor
i vrasjes së ndodhur në shtetin
grek në vitin 2005. I riu, lindur dhe
banues në fshatin Mbreshatn të
Rrethit të Beratit, akuzohet për
vrasjen e Lavdërim Metës, nga një
fshat i Rrethit Mat. Sipas akuzës,
24-vjeçari Luan Muhametaj ka
vrarë me armë të ftohtë Metën, 22
vjeç, për qëllim grabitjeje. Dosja
për vrasjen e ndodhur në Volos të
Greqisë ka mbërritur në
Prokurorinë e Rrethit të Beratit
pas hetimeve të nisura në shtetin
grek. Ndonëse ngjarja kish
ndodhur në shtetin fqinj, prokuroria
kërkoi nga autoritetet greke
dosjen për ngjarjen e datës
01.06.2005. Kështu, pranë kësaj
prokurorie mbërriti dosja e
provave të ngjarjes, deponimet e
dëshmitarëve dhe gjithë shkresat
përkatëse. Menjëherë pas mbërritjes
së dokumentacionit, organi
i akuzës nisi hetimet për këtë ngjarje
dhe e dërgoi çështjen për
gjykim pranë Gjykatës së Faktit në
këtë rreth. Nga hetimet e kryera
mbi bazën e dokumentacionit të
ardhur nga komisariati i Almiros,
në Volos të Greqisë, rezulton se
Lavdërim Meta kishte gjetur vdekjen
pasi ishte qëlluar disa herë
me thikë. I riu nga fshati Xibër i
Matit jetonte në Volos të Greqisë,
ku punonte si bari. Një ditë përpara
ngjarjes ai mësohet se kishte
marrë pagën dhe do të largohej
për në një tjetër vend. Autori i
vrasjes mësohet se i kishte ofruar
shoqëri për të udhëtuar drejt një
tjetër vendi ku matjanin mësohet
se e priste daja i tij. Por, i riu u gjet i
vrarë natën e udhëtimit. Nga hetimet
ka rezultuar se viktima nuk i
kishte me vete 600 eurot që kishte
marrë nga puna e kryer si bari, për
të cilën ishte në dijeni edhe daja i
tij. Nga dokumentet e policisë
greke dhe më pas hetimet e
Prokurorisë së Beratit ka rezultuar
se viktima ishte vrarë për t‘u
grabitur, ndërsa më pas ishte
braktisur. Prokuroria lëshoi urdhër-
arrestin për autorin, i cili u
arrestua në muajin gusht të vitit të
kaluar. Ndërsa, pas disa seancash
gjyqësore, organi i akuzës ka
kërkuar të enjten dënimin me
burgim të përjetshëm për të akuzuarin,
vendim i cili pritet të jepet
nga Gjykata e Faktit në Berat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›