Aksidenti, nxirret nga Vjosa trupi i dytë
Gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 47-
vjeçarit Ramazan Halimi, i cili ra me
makinë në ujërat e lumit Vjosë. Vetëm pas
më shumë se 40 orësh kërkim, trupi i viktimës
është gjetur në breg të lumit të Vjosës,
rreth 9 km larg vendit ku ndodhi aksidenti.
Një ekip palombarësh mbërriti në vendngjarje
të enjten pasdite dhe pas disa orësh
kërkimesh në rrjedhën e Vjosës arriti të zbulonte
vendndodhjen e automjetit dhe të
trupit të një prej dy viktimave. Mirëpo, për
shkak të errësirës, automjeti i aksidentuar
është lënë në ujë dhe vetëm është siguruar
me litarë për të mos u shtyrë nga rrjedha
dhe për të mos lejuar daljen e trupit të viktimës
nga mjeti. Operacioni për nxjerrjen e
trupit dhe të automjetit rifilloi dje në orët e
para të mëngjesit dhe rreth orës 10:00 është
bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga
thellësia e lumit. Por, pas kontrollit brenda
automjetit, policët nuk kanë gjetur kufomën
e Ramazan Halimit, që në momentin e aksidentit
drejtonte mjetin tip "Nissan" me targa
greke HAB8491, dhe që kishte rënë në shtratin
e lumit në afërsi të Urës së Fosforit.
Burime të policisë sqaruan dje nëpërmjet
zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut
të Gjirokastrës, Gentian Mullai, se "gjatë
mbrëmjes së datës 1 maj, kur ekipi i palombarëve
ka konstatuar mjetin, kanë bërë sigurimin
e tij, për arsye se është menduar që
kufoma ka qenë brenda mjetit, pasi nuk ka
pasur mundësi verifikimi, për shkak të errësirës
dhe lumit të turbullt". Gjatë operacionit
të nxjerrjes së mjetit, sipas Mullait, janë marrë
masa për të kontrolluar zonën ku ishte
mjeti, me qëllim kontrollin e lumit për të
mos marrë kufomën. Por kur mjeti ka dalë
në sipërfaqe, ka rezultuar se kufoma nuk ka
qenë në automjet dhe mendohet se e ka
marrë rrjedha që në momentin e aksidentit.
Operacioni i kërkimit ka vazhduar gjatë gjithë
ditës së djeshme, deri sa kufoma është gjetur
në breg të lumit, midis fshatrave Toç dhe
Shehaj të Tepelenës. Në këtë aksident të
rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit
të 1 majit, humbi jetën edhe bashkëshortja
e Ramzan Halimit. Çifti, me banim në lagjen
rome pranë "Azotikut" në Fier, ishte nisur
për në Greqi pas pushimeve disaditore.