Një faturë lindjeje një milion dollarë
Ministria e Jashtme në Australi po merret me një çështje të pazakontë, një faturë lindjeje të një bebeje me prindër australianë që lindi në Vankuver, pasi prindërit kanë për të paguar një faturë lindjeje prej një milion dollarësh. Xhon Kan dhe Rashel Evans kishin marrë sigurimin e shëndetit dhe një sigurim ekstra për shtatzëninë e Evansit në udhëtimin e tyre, pa e kuptuar se ajo nuk i mbulonte shpenzimet e lindjes. Ata do të ktheheshin në Australi, kur Evansi u shtrua në aeroport në emergjencat e parakohshme të B.C. Womens Hospital, Health Centre. Bebja qëndroi aty për tri muaj dhe fatura për tu paguar shkoi një milion dollarë. Mediat australiane raportuan se çifti po negocion për ta paguar 300 dollarë në muaj, që do të thotë se atyre do tiu duhen 278 vjet për të larë faturën. Kanadaja nuk është një nga vendet që përfshihet në marrëveshjet reciproke mjekësore me Australinë.