Thirrje për të bojkotuar videon e re të Katy Perry

Wolf- Perry
Një shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të femrave ka sulmuar këngëtaren Katy Perry për transformimin e saj në një marinse në videon më të re muzikore, Part of Me.
Naomi Wolf, autore e librit The Beauty Myth, thotë se imazhet e kengetares së veshur si marinse nxisin dhunën. Ajo ka bërë thirrje për një bojkot të videos së Perry.
Nga ana tjetër këngëtarja ka thënë se video e saj bën fjalë për një histori dashurie të marrë fund, është një manifestim femëror, dhe një afirmim i fuqisë së femrës
Shkrimtarja Wolf pohoi se Part Of Me është një nga videot më agresive që ka parë ndonjëherë.
Wolf, e cila ka qenë një nga të arrestuarat e lëvizjes Okupojmë Wallstreet, një vit më parë, sipas Fox Neës është duke bërë thirrje për ndalimin e transmetimit të videos.
Ajo e ka quajtur të tërën si propagandë për marinsat, ndërsa ka shtuar, se është mjaft e interesuar të zbulojë nëse ajo është paguar për ta bërë këtë video.
Është e turpshme…unë do të sugjeroja ta bojkotonim këtë këngëtare (megjithëse e pëlqej), nëse ndiheni të ofenduar nga glorifikimi që i bëhet dhunës- shkruan ajo në Facebook.