Fushat ku do të ofrohen vendet e punës
30/03/2012 Punësimi në Itali/ Flet specialisti Naim Balluku, pranimi i kërkesave deri më 10 prill
Si do bëhet përzgjedhja, rastet kur rrezikoni vendin e siguruar
Janë detajuar tashmë fushat ku shtetasit shqiptarë mund të kërkojnë formim profesional për të siguruar më pas një vend pune në shtetin italian. Konkretisht bëhet fjalë për profesione të caktuara, që kanë të bëjnë me shërbimin e turizmit, të ndërtimit, agrozooteknikës, asistencës familjare etj. Regjistrimi i kërkesave për kontingjentin e parë të kandidatëve ka nisur që prej datës 27 mars dhe do të vijojë deri më 10 prill. Në një intervistë për gazetën “Metropol” përfaqësuesi i “Patronato Inas Cisl” në Shqipëri, Naim Balluku, tregon kujdesin që shtetasit shqiptarë duhet të tregojnë për të siguruar të drejtën e punësimit në shtetin italian.
Kategoritë që duhet të aplikojnë
Kontingjenti i parë i kërkesave ka të bëjë me përzgjedhjen e 255 shtetasve shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në kurset e formimit që do të realizohen nga entet italiane të autorizuara, ku mbi 50 për qind e pjesëmarrësve do të punësohen në Itali pas përfundimit të kurseve të formimit. Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë ata persona që kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, janë të interesuar të zhvillojnë një aktivitet punësimi në Itali në sektorët e përcaktuar, ata që nuk kanë qenë të dënuar nga organet gjyqësore ose në ngarkim të të cilëve nuk janë hapur procedime penale, si dhe ata që nuk janë subjekte të asnjë gjendje juridike që të pengojë lëshimin e vizës italiane për arsye punësimi.
Sektorët e punësimit
Ndër sektorët e punësimit që janë evidentuar për shtetasit që do të përzgjidhen bëjnë pjesë: sektori i turizmit me hoteleri e restorante, ndërtimi, agrozooteknia, asistenca familjare, industria tekstile, artizanati dhe turizmi.
Mënyrat e regjistrimit të kandidaturave
Kandidaturat mund të paraqiten deri më datën 10 prill 2012 (në oraret e funksionimit të zyrave), duke plotësuar një formular të posaçëm regjistrimi, i cili mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Punës, (www.mpcs.gov.al) dhe të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (www.kerkojpune.gov.al), si dhe pranë të gjitha sporteleve të migracionit, duke e dorëzuar formularin personalisht (të plotësuar) së bashku me një dokument identifikimi në sportelet e migracionit pranë drejtorive rajonale të punësimit, ku do të marrin një kod personal për kryerjen e regjistrimit. Regjistrimi është i mundur në sportelet e migracionit në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Peshkopi. Kandidatët mund të regjistrohen vetëm në sportelin e migracionit të rajonit ku jetojnë. Pas orës 16:30 të datës 10 prill nuk do pranohet asnjë kërkesë.
Procesi dhe kriteret e përzgjedhjes
Procesi i përzgjedhjes parashikon tri faza të veçanta, si parapërzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (për t’u futur në intervistë), e dyta ka të bëjë me intervistën përzgjedhëse tekniko-motivuese (për t’u futur në kurset e formimit), si dhe faza e fundit, përzgjedhja përfundimtare për punësim në Itali, e bazuar në ndjekjen e kurseve të formimit dhe në rezultatet e provimeve. Përzgjedhja do të kryhet mbi bazën e kërkesave të regjistruara, që do të vlerësohen nga ana e Ministrisë shqiptare të Punës si dhe nga entet italiane të autorizuara në bazë të kritereve të caktuara, që kanë të bëjnë me “nivelin e arsimit, përvojat e mëparshme të punës, njohuritë mbi gjuhën italiane, përvojën e punës jashtë shtetit etj.”. Ata që do të rezultojnë të përshtatshëm, do të kontaktohen personalisht nga entet italiane dhe do të ftohen të paraqiten në një intervistë teknikomotivuese, e cila përbën fazën e dytë të përzgjedhjes. Personat që do të përzgjidhen për intervistat do të kontaktohen në numrin e telefonit dhe në adresën e postës elektronike që janë dhënë gjatë regjistrimit nga aplikuesi. Intervista do të drejtohet nga përzgjedhësit e enteve italiane të autorizuara sipas një kalendari që do të përcaktohet nga vetë ata dhe mbi bazën e tabelave të paracaktuara të vlerësimit. Çdo person i përzgjedhur për të bërë intervistën do të informohet personalisht në lidhje me datën, orën dhe vendin kur do të zhvillohet intervista. Është përgjegjësi e kandidatit që të sigurohet se do të jetë i arritshëm nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet postës elektronike nga ana e enteve italiane të autorizuara. Në rastin e një pamundësie për t’u gjendur ose në rastin e mosparaqitjes në intervistë në datën dhe në orën e parashikuar kandidati do të konsiderohet automatikisht i përjashtuar nga përzgjedhja. Personave që do të thirren për të bërë intervistën tekniko-motivuese u kërkohet që t’u paraqesin përzgjedhësve çfarëdolloj dokumenti të vlefshëm për të vërtetuar përvojat e punës dhe kualifikimet që kanë deklaruar në regjistrim. Gjatë zhvillimit të intervistës kandidatët do të marrin informacione të hollësishme në lidhje me pozicionet e punës të hapura në Itali, me përmbajtjen dhe me kohëzgjatjen e kontratës së punës si dhe me elemente të tjera. Fazë e dytë e përzgjedhjes për intervistën do të përfundojë brenda muajit prill. Ata që do të kalojnë këtë fazë do të marrin pjesë në kurset intensive të formimit, të cilat do të zgjasin 8 orë në ditë. Me përfundimin e kursit të formimit dhe mbasi të kenë përftuar vërtetimin përkatës të njohjes së gjuhës italiane, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një provimi përfundimtar, i cili ka si objektiv përcaktimin e bilancit të njohurive të fituara nga ana e pjesëmarrësve. Profili i të përzgjedhurve më të mirë mbas provimit përfundimtar do të vihet në dispozicion të ndërmarrjeve italiane, në mënyrë që të procedojnë me punësimin. Personave që do të përzgjidhen për punësimin në Itali do t’u bëhen të ditura personalisht procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e vizës italiane për arsye punësimi dhe për hyrjen në Itali.
Përmbajtjet e kurseve të formimit dhe mënyrat e pjesëmarrjes
Personat e përzgjedhur për të ndjekur kurset e formimit duhet të marrin pjesë detyrimisht në kurset që kanë të bëjnë me njohjen e gjuhës italiane, ku do të kryejnë falas kursin përkatës dhe do të pajisen me certifikatën e nivelit A-2 të njohjes së gjuhës italiane. Po ashtu do të ndjekin edhe kursin e përgatitjes përpara nisjes në lidhje me edukimin e qytetarisë dhe të kulturës italiane, me sigurinë në punë, me të drejtat dhe detyrat e punëtorëve. Krahas kësaj kandidati do të formohet profesionalisht edhe në fushën që ka përzgjedhur në formularin përkatës. Kurset e formimit që janë përshkruar më sipër do të zhvillohen në periudhën nga data 30 prill dhe deri më 30 qershor. Bëhet fjalë për kurse intensive prej 8 orësh në ditë, për 5 ditë në javë, të cilat do të zhvillohen kryesisht në Tiranë. Është e detyrueshme pjesëmarrja të paktën në 70% të orëve të përgjithshme të kurseve dhe në veprimtaritë e ndërmjetme të kontrollit, në të kundërt do të shkaktohej përjashtimi i kandidatit nga përzgjedhja përfundimtare. Pjesëmarrja në kurset e formimit dhe certifikimi përkatës do të jenë falas. Çdo kosto tjetër që ka të bëjë me transportin nga/për në vendbanimin e kandidatit, ushqimi dhe strehimi gjatë kurseve të formimit nuk janë të rimbursueshme.