Nje femer enigmatike ne shoqerine e Hervin Culit
Vecanerisht pas polemikes se fundit ne lidhje me Teatrin Kombetar, mediat do t’i kthenin shpesh syte nga regjisori Hervin Culi. Por kete radhe, jo per punen e tij artistike, por per ceshtje financiare, qe lidheshin me veprimtarine e Teatrit. Dhe ndersa zbardhja e kesaj ceshtjeje ende nuk shihet ne horizont, regjisori Culi kurrsesi nuk e privon veten nga kenaqesite e jetes. Si shume prej kolegeve te tij artiste, duket se edhe Culi eshte protagonist i jetes se nates. Dhe natyrisht mbremjet ne Tirane nuk mund te kalohen vetem. Paparazzi yne e ka fotografuar regjisorin vetem nje nate me pare, ne nje prej lokaleve te nates ne kryeqytet, ndersa ka qene i shoqeruar nga nje femer. E ndersa nuk e kemi pasur aspak te veshtire te dallojme silueten e Hervinit, pavaresisht erresires, nuk mund te themi te njejten gje per vajzen, qe qendron ne tavoline me te. Te pakten paraprakisht mund te themi, se nuk eshte personazh publik dhe e veshtire te identifikohet. Behet fjale per nje brune, identiteti i se ciles per momentin mbetet enigmatik.