Aguilera pergatitet te nxjerre nje linje te re parfumi
Ylli i muzikes pop, Christina Aguilera, ka zbuluar planet per te leshuar edhe nje shtese ne linjen e saj te parfumeve, ne muajt e ardhshem. Kengetarja eshte ndalur disi ne karrieren e saj muzikore, qe kur lindi femijen e pare Max, ne janar te ketij viti. Dhe gjate kesaj periudhe ka punuar ne krijimin e aromes se trete. Dy parfumet e meparshme te Aguileres, “Xpose” dhe “Simply Christina” kane arritur sukses nderkombetar. Nderkohe aroma e trete, “Inspire”, do te jete gati te shperndahet neper dyqanet ne te gjithe boten ne vjeshte. Gjithsesi, pavaresisht shkeputjes muzikore, Christina eshte nga ato artiste, qe vazhdon te terheqe vemendjen e mediave.