Antonio Banderas ne aksion bamiresie
Parfumi ri per femra i aktorit Antonio Banderas, do te ndihmoje ne rritjen e fondeve per bamiresi te shoqatave njujorkeze. Nje shishe e shitur e parfumit, “Blue Seduction” per femra, do te thote nje dollar per shoqatat bamirese, te cilat grumbullojne para per te ndihmuar luften kunder AIDS-it. “Personalisht jam krenar qe jam partner i Broadway Cares/Equity Fights AIDS, te cilet perkrahin shume organizata te femijeve dhe te rinjte ne rrezik me programe edukuese, si dhe programe me sherbime sociale per njerezit e prekur nga HIV/AIDS”, ka thene ‘El Mariachi’. Banderas eshte nje aktor i njohur dhe i suksesshem ne kinematografine nderkombetare. Ai njihet vecanerisht per adhurueset e tij femra, qe jane te shumta.