E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një fije shpresë për Orlandon

Orlando është ende gjallë: Jameer Nelson e Dwight Howard e shtynë për së paku një ndeshje festën e Bostonit, të cilën e mposhtën me rezultat 96-92, pas lojës shtesë, në ndeshjen e katërt finale të Konferencës Lindore.

Tash, Magic udhëheqin në seri 3-1. Boston u mundua ta kryejë punën qysh në këtë ndeshje, por atij nuk i mjaftuan 68 pikët e ‘Big Threes’. Megjithatë, asnjë skuadër në histori të NBA nuk ka arritur ta përmbys rezultatin, kur ishte në disavantazh 3-0.

“Ne sidoqoftë vazhdojmë të besojmë. E dëshironim shumë këtë fitore dhe e arritëm. Tash rikthehemi në Orlando për ta kërkuar një tjetër sukses”, ka thënë pas ndeshjes basketbollisti i Orlandos, Dwight Howard, i cili realizoi 32 pikë.

Orlando-Boston 96-92
Orlando: Howard 32
Boston: Pierce 32

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›