E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danc-teatër nga Katharina Horn

 

Kërcimtarja Katharina Maschenka-Horn vjen në Tiranë këtë javë për një performacën dhe disa takime me studentët e me studentë të Akademisë së Arteve. më 2 maj, të premten në orën 19.00 në sallën Black Box të AA, publiku i gjerë mund të ndjekë shfaqjen me pjesë solo të kërcimtares dhe bashkëpunime me kërcimtarë të Albanian Dance Theatre Company, projekt i koordinuar nga koreografi Gjergj Prevazi.

Veprimtaritë organizohen nga Shoqata kultuore gjermano-shqiptare “Robert Schëartz” me mbështetjen e Institut Goethe. Hyrja në shfaqje është e lirë.

Katharina Maschenka-Horn, e lindur më 1982 në Oldenburg të Gjermanisë është kërcimtare dhe koreografe e dance theater-it bashkëkohës. Prej vitit 2003 është koreografe pranë Akademisë së Dansit në Arnhem të Hollandës. Ka realizuar një numër shfaqjesh si kompozime vetjake ose interpretime në qytete të ndryshme të Hollandës, Gjermanisë, Belgjikës, Spanjës etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›