E Diel, 1 Nëntor 2026

Trepca kinema

Trepca vend i njohur per pasuri nentokesore rreth viteve te 70-ta kishte edhe kinemane e vet e cila u ka sherbyer punetoreve dhe banoreve te Shales ndersa eshte furnizuar me filmat e njejte nga Kinemaja e qytetit e njohur ne ate kohe si kinema Teslla. Ne kete pjese ne kuader te shkollave kane funksionuar rreth 12 foto-kino klube.

Ne kuader te muajit te Rinise ne qytetin e Mitrovices jane parapare te organizohen aktivitete te ndryshme sportive dhe kulturore. Asociacioni 7arte ka parapare te organizoje nje avitet nje ditor te quajtur Kinema Trepca therret

Gjate dites se diel 12 shtatorit 2010 ne Stan Terg ne kinemane e shkaterruar te ketij lokacioni do te projektohen filma artistik nga vendi dhe bota.
Te zhvillosh aktivitetet kulturor ne nje lokacion te tille sic eshte Trepca besoj se e sjell audiencen para nje atmosfere sureale dhe gersheton ndjenja te ndryshme gje qe vetvetiu ambienti dhe rrethi ku shfaqen shnderrohet ne art tha drejtuesi i asociacionit 7arte Lulzim Hoti.

Sipas Hotit ideja per te shfaqur filma ne kete kinema eshte e kahershme dhe si e tille ka pasur nje qellim te vetem riaktivizimin e objektit per nevojat e te rinjve dhe banoreve te atyre aneve.

Filmat qe do te shfaqen do te iu dedikohen te rinjve filma do te jene te zhanrit animacion dhe aventure. Nderkaq ne kuader te ketij aktiviteti do te shfaqet edhe nje videoklip permbledhje e filmave te punuar ne Mitrovice qe nga viti 1972-1991.

Gjate viteve 1970-1999 jane punuar filma te zhanreve te ndryshme nje nder filmat qe do te shfaqim premiere eshte edhe filmi i zhanrit horror E dashura ime lugat me regji te Sejdi Zekes. Filmi eshte prodhuar ne vitin 1979 ne Mitrovice tha Hoti.

Filmat qe do te shfaqen nga artistet vendore jane Fitorja Shoku eshte shok si dhe E dashura ime lugat. E po ashtu do shfaqen edhe filma te huaj nga zhanri animacion dhe aventure.

Aktiviteti eshte duke u zhvilluar per here te pare dhe nese do te ngjalle interesimin e nevojshem atehere edhe mund te shnderrohet ne aktivitet tradicional.
Filmat do te shfaqen nga ora 1700- 2200.

Aktiviteti Kinema Trepca therret organizohet ne baza vullnetare nga anetaret e 7arte duke u mbeshtetur nga DKRS- Mitrovice dhe Zones imageinair.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›