Pse biznesmenët e PS-së kërcënojnë Erjon Braçen?
Një tjetër luftë e brendshme po konsumohet në Partinë Socialiste. Kësaj radhe me një intensitet të dobët, edhe pse vazhdimisht në rritje. Ndonëse lëvizja për mendim ndryshe u sterilizua nga radikalizmi gjithmonë e më i fortë i Ramës, një tjetër fraksion i PS-së po ndez bazën dhe strukturat e partisë Socialiste. Kundërshtarët janë nga njëra anë njerëzit që i ngjyejnë flokët me brilantinë dhe kanë makina të shtrenjta: pasanikët e PS-së dhe për karshi të vuajturit pabuksa që po humbin dheun nën këmbë. Të vuajturit pabuksa janë deputetë si Erjon Braçe, që në bastionet e tyre elektorale rrezikohen nga forca korruptuese e parasë. Për shembull, në qarkun e Beratit ku Brace është padishah rrezikohet së tepërmi nga afaristët nga njëra anë dhe nga ana tjetër një arrivist social si Erion Veliaj, i cili ka marrë ashensorin e pushtetit.
Padyshim lufta bëhet për të fituar zemrën e Ramës, sa më afër tij aq më afër është pushteti dhe leku. Biznesmenët këtë punë e njohin mirë prandaj kërcënojnë me CD dhe masterizojnë fakte për Erion Braçen, pasi i di shumë gjëra ka e kaluara e tij aspak transparente. Masterizojnë përgjimet e policës italiane të Firences dhe Torinos për telefonat e Aldo Bares me Enver Dondollakut, ku përmenden Edi Rama dhe Erjon Braçe si mbrojtjes së tyre. Kundërshtarët e Braçes në PS masterizojnë akuzat e Kadriosvkit kundër Edvinit dhe Erionit sepse i vranë gruan për një thes drogë, etj.
Mirëpo lufta e brendshme e radhës në PS s’mund dhe s’duhet të transferohet në politikë. Presidenti i republikës Bamir Topi bën gabim kur amplifikon me pritje e përcjellje personale, në zyrat e Shtetit, njerëz që kanë një luftë politike për të bërë. Presidenti ka këshilltarë politikë që mund ta këshillojnë për planet dhe platformat e Braçes kundrejt biznesmenëve të PS-së.
Është e djeshme intervista e deputetit Brace, i cili propozonte që partia socialiste të ndahet përfundimisht nga biznesmenët, pra të zbythet milionerët sepse e bëjnë politikë për interes privat. Frika ndaj tyre e ka shpuar deri në presidencë Erjon e vogël sepse kësaj radhe nuk rrezikon më shpulla të përditshme, por më shumë se kaq. Frikën e Braçes e përdor Edvin Rama për të frikësuar biznesmenët e PS-së për të thënë më shumë para në fushatën e pritshme elektorale. Këtyre biznesmenëve do t’u kushtojë shumë fushata elektorale pasi Rama vdes për pak spektakël dhe ekzibicionizëm të shfrenuar. Kësisoj jo vetëm paguajnë porse kërcënohet me gojën e Braçes, për llogari të Ramës, që rrezikojnë të largohet në Partia socialiste.
Sidoqoftë është e turpshme që Presidenti Topi investohet në këtilla lojëra për pushtet. Është e papranueshme pritja dhe përcjellja në Presidencë jo për çështje politike, por për punë prokurorie. CD-në e Braçes më parë duhet të shkojë në Prokurori dhe jo në Presidencë.