E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll me maska futen ne shtepi plagosin familjaret

/ /

Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0300 ne fshatin Zicisht te Devollit ne familjen e Petraq Mihollit. I zoti i shtepise eshte thirrur ne emer nga personat qe i shkuan naten vone ne shtepi. Sipas deshmise se Mihollit sapo ai doli ne oborrin e baneses eshte qelluar ne fytyre dhe ne koke me grushte e sende te forta. Perleshja mes 50-vjecarit dhe kater personave te maskuar ka nxjerre nga shtepia edhe gruan e tij 45-vjecare si dhe vajzen 22 vjece. Ato kane tentuar te ndihmojne familjarin e tyre por jane goditur gjithashtu me mjete te forta nga autoret.
Policia e Korces beri te ditur se demtimet me te renda i ka pesuar kryefamiljari por edhe gruaja e vajza e tij pesuan plage me te lehta. Te tre pjesetaret e familjes Miholli perfunduan ne spitalin e Bilishtit. Pas ndihmes mjekesore nene e bije u larguan nga spitali dhe jane marre ne pyetje per ngjarjen ndersa 50-vjecari Petraq Miholi vazhdon te trajtohet nga mjeket per shkak te demtimeve te renda. Sipas policise ne vendin e ngjarjes jane gjetur edhe sende te forta qe personat e maskuar kane perdorur gjate perleshjes me 50-vjecarin. Te aferm te te plagosurit bene te ditur se ne oborrin e baneses eshte gjetur edhe nje pjese druri e nje arme zjarri. Edhe pse autoret i kane kerkuar te zotit te shtepise te dilte pasi ata kishin nje sqarim policia dyshon se personat qe i shkuan naten vone ne banese kane pasur qellime grabitjeje. Ne largim e siper pas perleshjes me pjesetaret e familjes Miholli personat e maskuar i kane kerkuar te zotit te shtepise te tregonte se ku i mbante te fshehura parate. Mesohet se Petraq Miholli ushtronte edhe nje biznes privat krahas punes si fermer ne fshatin e tij.

DEVOLL/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›