Nje fyerje mizore

Te thone hoqem nje drejtor me gjyshe serbe dhe vume nje drejtor me gjyshe came. Por prape eshte shume fyerje
Nga Mero Baze
Qeveria shqiptare njoftoi se ka perfshire ne administraten e larte te saj dy Drejtore te Pergjithshem te propozuar nga dy partite e bashkuara te komunitetit cam ne Shqiperi.
Posti i pare eshte ai i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Ndertimore ku u emerua ish- Drejtori i Policise se Ndertimit te kohes se Fatos Nanos dhe posti i dyte ai i Drejtorit te Pergjithshem re Transportit Rrugor ose sic quhet ne gjuhen popullore Drejtori i Targave dhe Patentave. Nuk di ende kush shkoi tek ky post.
Ky eshte pa diskutim lajmi me poshterues qe mund te mesosh nga politika shqiptare per problemin cam. Fillimisht dua te them se i respektoj shume te dy partite e komunitetit cam ne Shqiperi edhe pse e dyta ishte thjesht nje shantazh i Berishes per te mbajtur camet larg ndikimit te tyre ne qeveri.
E krijuar si nje parti qe do te sherbente me shume si paterice per te plotesuar numrat e Berishes ne Kuvend partia e zotit Idrizi me ne fund ja doli ta justifikoje futjen ne skenen politike armiqesine dhe miqesine me partine tjeter simoter came me nje pazar per poste ne administraten e larte edhe pse ne Kuvend ka dy deputete thuajse aq sa ka Ilir Meta. Por poshterimi nuk qendron as tek sasia e posteve as tek niveli i pergjegjesise por tek permbajtja e tyre.
Lajmi qe u percillet shqiptareve me nenqeshje ne tavolina eshte Berisha u ka dhene cameve policine ndertimore dhe targat per te bere ndonje lek. Ne te vertete te dy keto institucione jane nder me te korruptuarat ne historine e qeverisjes shqiptare.
Dhe ne kete tufe hajdutesh qe kane hyre dhe kane dale ne ato drejtori dy drejtorat e shkarkuar dje Gjergj Bojaxhiu dhe Kreshnik Bozho kane qene ndoshta me te paperfolurit personalisht per korrupsion edhe pse banda e tyre poshte bente kerdine. Inspektoret e Bojaxhiut mund te ta prishin nje shtepi edhe kur e ke me letra po nuk u dhe lek ashtu sikunder mund te ta falin po pagove. E njejta histori perflitet dhe per targat dhe patentat duke qene thuajse nje mision i pamundur disiplinimi i tyre.
Dhe te mendosh tani qe keto dy drejtori kaq te perfolura kane kaluar nga dy drejtues me nje fare integriteti tek dy te emeruar nga dy partite e bashkuara virtualisht thjesht per tu perfaqesuar ne qeveri dhe pas kesaj te kesh shprese se do pakesohet korrupsioni ne inspektorat te ndertimit apo tek targat e patentat.
Por problemi kryesor nuk qendron tek njerezit qe do emerohen por tek imazhi i partive te komunitetit cam ne Shqiperi. Keto dy parti qe jane bashkuar kane nje specifike historike pasi luftojne per te drejtat e neperkembura te nje komuniteti shqiptar qe kane fatin e ngjashem te hebrenjve qe jane zbuar nga tokat e tyre dhe jetojne ende pa ju njohur e drejtat e shtepise ku kane lindur.
Te mendosh tani qe politikisht ky komunitet kur hyn ne qeveri merr policine e ndertimit dhe targat e patentat jo vetem qe te kap gazi per seriozitetin e problemit kombetar qe ata mbrojne por te duket aq personal pazari i tyre sa fyen cdo pjesetar te thjeshte te komunitetit te tyre. Komuniteti cam duhet te ishte pjese e kesaj shumice pasi ka dy deputete dhe ndonje tjeter brenda partive te tjera.
Ai duhet te kishte perfaqesim ne Ministrine e Jashtme ne perfaqesite tona diplomatike ne SHBA Bruksel Britani apo Vjene duhet te kishin akses ne institucionet e Kultures dhe historise sone qe te ndihmonin kauzen e tyre sic jane arkivat apo drejtorite e trashegimise kulturore por kurrsesi per te bere lek tek targat dhe fadromat.
Kjo tregon realisht sa joseriozisht e ka Sali Berisha problemin cam dhe sa thjesht e konverton ai kete ne problem placke.
Kjo tregon sa joserioz jane perfaqesuesit e komunitetit cam ne politike dhe sa lehte e denigrojne kauzen e komunitetit te tyre te cilen duket se nuk e perfaqesojne realisht. Komuniteti cam eshte ndoshta per fryme popullsie komuniteti me me shume biznesmene dhe milionere ne Shqiperi dhe ata me pak se kushdo kane nevoje per poste me lek.
Kjo mendesi denigruese qe ka hyre ne qeverisjen tone per tu mbyllur gojen partive te vogla ne rastin e partive came zbulon hipokrizine dhe cinizmin e shtetit shqiptar ndaj ketij problemi.
Ky eshte nje poshterim qe i behet profilit te tyre politik ne Shqiperi duke i trajtuar ashtu sic i ka trajtuar nen ze regjimi komunist si njerez qe rendin pas lekut.
Por nese gjate komunizmit fyerjet per camet ishin ilegale dhe nen ze duke u etiketuar si njerez qe bejne pazare dhe shesin vellane per lek tani Sali Berisha ua institucionalizoi fale naivitetit te dy drejtuesve te partive politike came qe kane nisur bashkepunimin me Berishen duke marre dy drejtori me leke sic thuhet rendom ne gjuhen e pazareve te pushtetit.
Perpos kesaj keto dy drejtori kane te bejne direkt me sherbimet ndaj qytetareve dhe cdo pakenaqesi normale qe percillet nga puna e tyre tashme do marre dhe konotacion kombetar pasi do tu faturohet cameve qe kane marre pushtetin.
Tashme ka pak rendesi kush do vjedhe apo abuzoje tek policia ndertimore pasi edhe nese drejtori do te jete superkorrekt ne fund do thuhet m8217i mori leket ai cami i m8230 ka pak rendesi kush do abuzoje tek targat dhe patentat sado i ndershem te jete drejtori cam do te kete gjithmone nje njeri qe do te thote m8217i mori leket ai cami i m8230.
Dhe meqe ketu jemi ne fushen e patriotizmit banal me mire te lenim kete Bojaxhiun pasi do thoshin na i mori leket ai serbi i m8230 Ah po harrova. Kete mund ta perdorin pozitivisht. Te thone hoqem nje drejtor me gjyshe serbe dhe vume nje drejtor me gjyshe came. Por prape eshte shume fyerje.
Qendrimet e autorit nuk prezantojne vijen editoriale te NOA
Lajme te ngjashmeRama Ku qendron keqkuptimi me 21 janarinAmbasadoret e BE-SHBA takojne BerishenKufizim jo fjales se lireBerisha Qe nga 2005-a opozita 1730 protesta Berisha-Hammarberg Drejtesi e pavarur gjykim i plote per 21 janarin LidhjeBritani Bruksel Drejtori i Targave dhe Patentave Drejtori Transportit Rrugor Drejtorit Policise Ndertimore Fatos Nano Gjergj Bojaxhi komuniteti cam Kreshnik Bozho Mero Baze Qeveria shqiptare sali berisha shba Vjene