Viktima e tretë në kanalin Ibër - Lepenc

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në kanalin e sistemit ujitës Ibër Lepenc, në fshatin Oshlan të Vushtrrisë. Sipas njoftimi të policisë sot në këtë kanal e ka është mbytur viktima e tretë, një femër 24 vjeçare.
Nuk janë dhënë detaje rreth kësaj mbytjeje, por rastin e mbytjes e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili thirret në konstatimin e mjekëve në Vushtrri, transmeton koha.
Para dhjetë ditësh në kanalin Ibër - Lepenc kishin gjetur vdekjen dy vëllezër të mitur nga fshati Stanoc i Vushtrrisë./Indeksonline/