E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një gjini e ndarë

07-10-2011 / Nga Naomi Wolf

Kur shtetet më të varfra – shumica prej tyre në Afrikë apo në shtetet myslimane – vendosin që të mos heqin dorë apo madje edhe të përgatisin politika të reja që shtypin gratë, atëherë ne duhet të jemi të gatshëm të themi se ato në njëfarë mënyre po e zgjedhin vetë fatkeqësinë e tyre ekonomike. Heshtja e botës në zhvillim të bën të mendosh se ajo e konsideron të natyrshme keqtrajtimin e grave me ngjyrë nga burrat me ngjyrë, duke mos i trajtuar të gjithë njerëzit në bazë të një standardi të drejtësisë

Kreu dhe fundi i listës së vendeve në kryeartikullin e fundit të “Newsweek”, “Raporti botëror i progresit të grave 2011”, sjell imazhe të dy botëve të ndryshme. Në krye të listës – “Vendet më të mira për të qenë grua” – na dalin vendet që i pandehnim: Islanda dhe vendet skandinave, Holanda, Zvicra dhe Kanadaja. Në këtë sferë ne shohim radhitjen prej numrit nëntëdhjetë e përpjetë për monitorim në pesë kategori: drejtësi, shëndetësi, edukim, ekonomi dhe politikë. Femrat nuk ua lëshojnë rrugën burrave me rroga në bazë të diplomave të kolegjeve (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), femrat abuzuese dëbohen nga shtëpitë dhe gjurmohen me monitorë elektronikë (Turqi), dhe femrat po zgjidhen kryeministre (Danimarkë dhe Australi). Tani shikoni pjesën tjetër të planetit, “Vendet më të këqija në botë të jesh femër”. Në Çad, më e keqja e së keqes, femrat “pothuajse fare nuk kanë të drejta ligjore” dhe femrat pothuajse dhjetëvjeçare martohen, që është e vërtetë edhe për Nigerinë, vendi i shtatë më i keq në botë të jesh femër. Shumica e grave në Mali – vendi i pestë më i keq në botë për një grua – është traumatizuar nga tredhja gjenitale e femrave. Në Republikën Demokratike të Kongos më shumë se një mijë femra dhunohen për çdo ditë. Në Jemen jeni të lirë ta rrihni gruan tuaj kurdo që t’ju teket. Ani pse është e frikshme t’i shikosh këto dy botë me një pasqyrim të errët dhe të detajuar, ekzistenca e tyre nuk është lajm dite: specialistë të zhvillimit dhe grupe të të drejtave të njeriut vazhdimisht kanë bërë thirrje t’u kushtohet vëmendje këtyre shkeljeve për vite me radhë. Por shtypja sistematike ndaj grave duket të mbetet në hije për shkak të pretendimeve për eupati: nuk është dashur të ndiqnim këso politikash, sepse nuk janë të mira, nuk sjellin dritë. Disa kërkues të zhvillimit kanë nisur ta bëjnë rast një tjetër çështje, se shtypja e femrave i pengon përpjekjet e vendeve për të dalë nga varfëria.
Por të dhënat në listën e “Newsweek” tregojnë se ne duhet të krijojmë një kornizë të fuqishme për këtë çështje, me qëndrime më të zëshme: Kur vendet e varfra zgjedhin të shtypin gratë e tyre, ata në njëfarë forme do të zgjedhin të zgjerojnë varfërinë e tyre kronike. Shtypja e gjinisë femërore është një çështje morale, por po ashtu duhet të shihet si një zgjedhje që vendet ia shtrojnë vetes për shkak të rehatisë afatshkurtër “kulturore”, në kurriz të progresit ekonomik dhe social afatgjatë. Nuk është politikisht korrekte që për vuajtjet e shteteve të varfra të fajësohen vetë ato. Mirëpo nuk duhet që ato fare të zhvishen nga përgjegjësia. Natyrisht se trashëgimia e kolonializmit – uria e përhapur, analfabetizmi, mungesa e pronës apo mjeteve ligjore, si dhe ekspozimi ndaj dhunës shtetërore – paraqet faktor të madh për varfërinë e tyre aktuale.
Mirëpo, si mund ta konsiderojmë shkaktare atë trashëgimi, duke i mbyllur sytë para kolonializmit kundër grave, si në shtëpi ashtu edhe në institucionet publike të këtyre shteteve? Kur shtetet më të varfra – shumica prej tyre në Afrikë apo në shtetet myslimane – vendosin që të mos heqin dorë apo madje edhe të përgatisin politika të reja që shtypin gratë, atëherë ne duhet të jemi të gatshëm të themi se ato në njëfarë mënyre po e zgjedhin vetë fatkeqësinë e tyre ekonomike. Heshtja e botës në zhvillim të bën të mendosh se ajo e konsideron të natyrshme keqtrajtimin e grave me ngjyrë nga burrat me ngjyrë, duke mos i trajtuar të gjithë njerëzit në bazë të një standardi të drejtësisë. “Befasitë” e listës së gazetës “Newsweek” konfirmojnë se arsimimi i grave rrit mirëqenien ekonomike. Shumë shtete me histori kolonializmi dhe forma të tjera të tiranisë, ashtu si edhe shtetet me pasuri të bollshme natyrore, kanë vendosur që t’i arsimojnë gratë dhe t’u japin atyre të drejta ligjore. Disa prej këtyre shteteve vazhdojnë të kenë telashe ekonomike, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është skajshmërisht e varfër. Ta kemi parasysh Kinën, Indinë, Malajzinë, Indonezinë, Brazilin, Korenë Jugore dhe Turqinë. Statusi i ulët i grave në vendet më të këqija të planetit nuk mund të lidhet me aspektin kulturor: shumica prej “befasive” – Rumania, Portugalia, Filipinet dhe India – i kanë trajtuar gratë në mënyrë të pabarabartë para jo më shumë se 50-100 vjetësh. Në Pakistan dhunimi në martesë nuk është i paligjshëm, derisa 800 vrasje nderi kryhen çdo vit.
Çfarë lloji lulëzimi ekonomik do të mund të gëzonte Pakistani që ka stagnuar, po të hiqte dorë nga patriarkati? Po qe se nuk je analfabete, atëherë mund ta nisësh biznesin tënd. Po qe se nuk jeton në frikën e vazhdueshme të dhunimit dhe rrahjes në shtëpi, atëherë mund ta organizosh komunitetin tënd ta hapësh një pus të ri. Nëse nuk e traumatizon vajzën tënde me lëndime gjenitale dhe nuk e marton në moshën dhjetëvjeçare, atëherë ajo do të jetë në gjendje të shkojë në shkollë. Dhe, kur ajo të martohet dhe të lindë fëmijë, ata do të kenë dy prindër të arsimuar, të punësuar, gjë që nënkupton dyfishin e bisedave intelektuale në shtëpi, dyfishin e kontakteve dhe dyfishin e inkurajimit për të pasur sukses. Nënat e arsimuara, që të japin shtytje, kanë rëndësinë më të madhe në botë. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha për “Newsweek”: “Bota duhet të mendojë në mënyrë më strategjike dhe më kreative për të vënë në shfrytëzim potencialin e grave për zhvillim. Studimet tregojnë se ndihma dhënë grave për t’iu qasur tregtisë dhe biznesit ndihmon në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e të ardhurave”. Mirëpo në vendet më të këqija, detyrimi i grave të tmerruara dhe të paarsimuara që të rrinë të mbyllura në shtëpi është më i pranueshëm, sesa përballja me faktin se një gjë e tillë nënkupton uljen e të ardhurave për të gjithë. Është koha që të jemi të drejtpërdrejtë rreth përgjegjësisë së shteteve më të varfra për të bërë diçka për vuajtjet e tyre: emanciponi gratë e tyre.

Autorja është aktiviste politike dhe kritike sociale. Shkrimi është botuar së pari në rrjetin “Project Sindycate”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›