E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokada, rruga e vetme e Ramës për të mbijetuar në PS

07-10-2011 / Gazeta 55

Përsëritet precedenti i rreshtimit të parlamentarëve të PS-së në llogoren e bllokadës ndaj çfarëdolloj reforme që e afron Shqipërinë me Evropën. Parlamentarët socialistë kanë urdhër të bllokojnë çfarëdolloj reagimi të BE-së, pasi kjo sjellje përfaqëson Rrugën e Vetme që Edi Rama të mbijetojë mes lukunisë së trashëgimtarëve të diktaturës enveriste

Edi Rama nuk foli dje për të rikonfirmuar pengmarrjen e procesit të reformave integruese.
Çfarë rëndësie ka...!
Foli Gramoz Ruçi..., njëlloj është... Foli dhe “për inat” të kryeparlamentares Jozefina Topalli, “e paralajmëroi” atë që të mos i fusë kot në axhendën e seancave të ardhshme plenare ligjet që kërkojnë votim të cilësuar me 3/5. Sepse..., sepse..., sikurse Gramoz Ruçi e tha troç..., nuk do ti votojnë ato ligje.
Në fakt Gramzo Ruçi nuk e kishte nga vetja atë “kërcënim”. Të gjithë e dinë se ai asnjëherë nuk e ka nga vetja, edhe kur duket sikur “10 pikat” e vëna më së fundi si kusht, megjithëse i lexon ai i pari në Parlament, është Edi Rama i cili merr përsipër autorësinë e tyre.
Në këtë kontekst edhe dje Gramoz Ruçi nuk bëra asgjë më shumë se sa rikonfirmoi, konfirmim e Edi Ramës për të mos u bërë pjesë e procesit të reformave integruese.
Për aq kohë sa Edi Rama, hallin e tij në prag të kongresit të 5 nëntorit po sforcohet ta paraqesë si hall “kombëtar” edhe Gramoz Ruçi nuk ka si ti shpëtojë përfshirjes në këtë hall “kombëtar”.
Pavarësisht se çfarë zgjedh Edi Rama, të shkruajë editoriale për të promovuar kushtet, apo..., apo..., të zgjedhë Gramoz Ruçin, e të tjerë suflerë, për të amplifikuar kushtet e tij, të gjitha këto “të nxjerrin në një qafë”...
Edi Rama, që jo si krejt rastësisht e la datën e kongresit të 5 nëntorit, pas 12 tetorit, datës së shprehjes së opinionit për mundësinë e marrjes së mundshme të Shqipërisë, të statusit të vendit kandidat, natyrisht, po tenton “ti vjelë frutat” kësaj gjetje. Edi Rama, nuk mund të shkonte në kongresin e radhës së PS-së, me humbjen e radhës të zgjedhjeve të radhës. Aq më tepër, nuk mund ta linte datën e kongresit, para 12 tetorit, sepse “përbetimi” i tij i mundshëm, për ta bllokuar këtë proces integrimi, nuk do të ishte bindës për kongresmenët.
Ndaj edhe ai zgjodhi “të japë prova”.
Për këtë, “zgjuarsish”, zhvendosi kongresin pas 12 tetorit, duke i lënë vetes, gjithë kohën e domosdoshme në dispozicion, që ai të ketë “vjelë” një rezultat, atë të bllokimit të integrimit të Shqipërisë në BE, nëpërmjet refuzimit të votimit të ligjeve që kërkojnë votim të cilësuar me 3/5.
Kjo u rikonfirmua edhe në seancën e djeshme të Parlamentit.
Si “e vetmja rrugë”, Edi Rama nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe, të paktën deri në 5 nëntor, për të vazhduar të mbijetojë, pse jo edhe me humbje të një pas njëshme, në krye të PS-së...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›