E Shtunë, 31 Tetor 2026

Postbllok ndaj reformave

07-10-2011 / Redaksionale

Dikur banorët jashtëtokësorë të Bllokut kishin krijuar klonin e kufirit kundër qytetarëve Shqiptarë që arratiseshin nga regjimi i tmerrshëm komunist. Janë me qindra të vrarët në kufi, po aq të arrestuarit e të burgosurit nëpër burgjet e zeza komuniste, dhe shumë pak njerëzit që mund të përjetonin lirinë dhe demokracinë, pavarësisht faktit që njerëzit e tyre të afërt vuanin pasojat si të zezat e ullirit. Kapërcimi i kufirit për të shkuar në Perëndim ishte një aventurë aq e rrezikshme saqë kalim i saj imagjinohej si kapërcimi i ylberit.
Mirëpo sot gjenerata e dytë e bllokut e përbërë nga pinjollët e ish-Komitetit Qendror me mbiemra të njohur (Gjoni, Peza, Bushati, Klosi, Beqja, Shamku, e së bashku me rrënjët nomenklaturës së vjetër Ruçin, Gjinushin, Doklen etj), me në krye Edi Ramën kanë ngritur një postbllok për të penguar integrimin e Shqipërisë në komunitetin Europian. Ky postbllok kundër-integrimit i është vënë vendit qëkurse agjenda socialiste ka pasur për autor një piktor të zhvendosur në politikë. I gjithë arti i tij ka shkuar në shkatërrimin e shpresës, pasojë  e mungesës së sinqeritetit. Problemi i sotëm i Partisë Socialiste është se ajo nuk bën opozitë si alternativë realisht e majtë e socialiste. Aq sa ka detyruar kryeministrin Berisha të ironizojë nismat e tyre për heqjen e TVSH-së me fjalët “Socialistë jemi ne, jo ju. Shpërndarja e të ardhurave është një tregues. Është e përafërt me gadishullin skandinav”, tha kreu i qeveris shqiptare”.
Kuptohet vetiu kundërshtimet e opozitës për Buxhetin Faktik në Parlament ishin të një propagande të pashoq, pa argumente dhe synonin prekjen populiste të problemeve. Partia e mbushur me miliarderë dhe afaristë të jashtëzakonshëm  që kërkon të mbështesë me fjalë shtresat në nevojë jo vetëm është e pazakontë, por është një tallje cinike. Deputetët Socialistë që kanë për zemër shtresat në nevojë, për shembull ata me sipërmarrje ndërtimi, së paku të sigurojmë me polica sigurimesh shoqërore ustallarët dhe punonjësit që punojnë në ndërtimin e pallateve të tyre. Janë të shumta kritikat që mund t’i bëhet PS-së, por që ajo nuk kalëron neo-liberizmin. Janë këto deputetë që kërkojnë e pyesin se ku shkojnë paratë e buxhetit, por harrojnë të shikojnë investimet infrastrukturore të vendit, rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërtimin e urave dhe investimin  moral e politik për një sistem fiskal të të drejtë dhe të barabartë.
Sidoqoftë bllokimi i votimin për miratimin e Gjykatës Administrative, një ndër p/ligjet që kërkon 3/5 e votave i mbetur peng prej më shumë se 2 vitesh për shkak të mungesës së votës, si dhe ndryshimet në 5 kode ai ajror, rrugor, penal, hekurudhor dhe detar janë prova më e dukshme se kush janë deputetët që kanë ngritur një postbllok ndaj integrimit të vendit. Edi Rama e ka të qartë se është ai njeriu që ka marrë peng vendit e tij, për shkak të pengmarrjes së tij nga njerëzit të modifikuar gjenetikisht dhe financiarisht nga regjimi i kaluar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›