E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e ekstremizmit, Rompuj: Kërcënuese për Eurozonën

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, ka dënuar rritjen e lëvizjeve ekstremiste dhe të populizmit në Evropë, duke i konsideruar ato si kërcënim për lëvizjen e lirë të njerëzve brenda bllokut 27-anëtarësh.

Duke folur para Parlamentit rumun në Bukuresht, Rompuj tha se forcat nacionaliste dhe ekstremiste “janë në rritje” dhe se ato kërcënojnë integrimin e mëtejshëm evropian.

Komentet e tij vijnë pasi kandidatja e partisë anti-imigrante, Fronti Kombëtar, fitoi 18 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ministrat e Brendshëm të BE-së pritet të diskutojnë të enjten propozimin e Francës dhe të Gjermanisë për të kthyer kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen.

Pranimi i anëtareve më të reja të BE-së, Rumanisë dhe Bullgarisë, në zonën e Shengenit është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të pretendimeve se dy shtetet nuk kanë mbrojtje të mjaftueshme të kufirit kundër migracionit të paligjshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›