E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake ne tre shtete te tjera

Kandidati i republikan per President Mitt Romney fitoi zgjedhjet paraprake ne shtetet Connecticut Delaware dhe Rhode Island duke bere ne kete menyre nje hap tjeter perpara drejt emerimit si kandidat presidencial i Partise Republikane.

Zoti Romney pritet te fitoje gjithashtu edhe ne shtetet e Pensylvanise dhe New-York-ut dy shtete keto te cilat do te votojne te marten e ardhshme.

Ish senatori Rick Santorum e pezulloi garen per tu emeruar kandidat republikan 2 jave me pare. Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich dhe kongresmeni Ron Paul zoterojne nje numer te vogel delegatesh krahasuar me zotin Romney duke i dhene keshtu ish guvernatorit te shtetit Masacusets nje fitore te sigurt.

Presidenti Barack Obama do te kete delegate te mjaftueshem per te siguruar emerimin e Partise Demokrate pas zgjedhjeve paraprake te se martes. Zoti Obama sivjet nuk do te kete kundershtare nga radhet e Partise se tij.

Dje Presidenti Obama filloi nje udhetim dy-ditor neper universitete ne Karolinen e Jugut Kolorado dhe Ajova ku po paraqet planin e tij per nje arsim me te lire per studentet amerikane.

Presidenti do qe Kongresi te zgjase nje ligj i cili duhet te skadoje ne  korrik e qe ndalon dyfishimin e interesit per kredite e studenteve.

Edhe kandidati Mitt Romney i cili i ka vene ne dyshim gjerat qe ka bere Presidenti per rinine qe nga ardhja e tij ne Shtepine e Bardhe e ka mbeshtetur zgjatjen e ketij ligji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›