Privatizimi i ekspozites Ruli deshmon ne Prokurori
Ruli eshte ftuar te paraqitet ne zyrat e Njesise Task Force ne Prokurorine e Tiranes ku ka dhene shpjegime lidhur me proceduren e kthimit tek pronaret te truallit te ish-ekspozites dhe privatizimit te godines shteterore te ndertuar mbi siperfaqen e prones ne fjale. Prej mese dy muajsh Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet kryesisht per proceduren e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot. Shkak per nisjen e hetimeve u bene akuzat e Partise Socialiste per privatizimin e kesaj prone nen kosto dhe nen vleren reale te tregut. I akuzuari kryesor ne deklaratat e Partise Socialiste te paraqitura kryesisht nga deputeti Eduart Shalsi ishte pikerisht ministri i Bujqesise Genc Ruli per kohen kur ai kishte qene minister i Ekonomise. Prok-uroria e cila ka disa muaj qe kryen verifikimin e dokumentacionit ka marre ne pyetje edhe vete denoncuesin e ceshtjes Eduart Shalsi. Nderkaq ditet e fundit organi i akuzes ka ftuar ministrin Genc Ruli per te dhene shpjegime mbi procedurat e ndjekura per privatizimin e ish-ekspozites. Sipas burimeve nga Prokuroria ministri Ruli ka dhene shpjegime ne detaje mbi proceduren e ndjekur me privatizimin e ish-ekspozites. Ruli ka kembengulur se ne fakt nuk behej fjale per nje privatizim sic eshte pretenduar por per nje kthim te prones tek pronaret e saj legjitime. Nderkaq Prokuroria shpjegoi se po vazhdon me mbledhjen e provave lidhur me kete ceshtje. Ish-ekspozita ne pjesen e truallit iu kthye pronareve ne vitin 2008. Ata blene sipas ligjit godinen shteterore te ndertuar mbi pronen e tyre. Ligji parashikon se pronaret mund te parablejne pronen e ngritur ne truallin e tyre nese ajo nuk i kalon 20 per qind te siperfaqes totale te prones ne fjale. Pikerisht mbi kete baze pronareve iu eshte kthyer rreth 7 mije meter katrore ndersa ata kane blere rreth 2 mije meter katrore ndertese. Rreth 7500 m2 toke ishin ne pronesi te aplikanteve per kthimin e prones ndersa brenda truallit gjate regjimit komunist ishte ndertuar objekti shteteror i ish-ekspozites me siperfaqe rreth 2 200 metra katror. Mbi bazen e propozimit te Ministrise se Ekonomise qeveria e Shqiperise ka nxjerre nje vendim sipas te cilit prona e tyre do tu kthehej pronareve te cilet duhet te realizonin parablerje per godinen e ish-ekspozites nje prone shteterore e vendosur ne truallin e tyre. VKM ka caktuar se cmimi per meter katror per 20-25 per qind te prones ishte 460 mije leke per meter katror.
TRAZHGIM SOKOLAJ