Sulmohet ne rruge kardiologu turk i punesuar ne Tirane
TIRANE - Nje mjek kirurg me shtetesi turke i punesuar ne nje spital privat ne Tirane u sulmua mbremjen e se merkures ne rruge kur po kthehej ne shtepi. Ngjarja ndodhi ne rrugen Margarita Tutulani perballe gjimnazit Petro Nini vend ku banon me qira shtetasi turk me iniciale B.U. 37 vjec. Sapo eshte futur ne erresire dy persona te cilet ne kallezimin e tij mjeku i pershkruan si djem te rinj ne moshe e kane goditur pas shpine duke e qelluar me gure ne koke derisa ka rene pa ndjenja ne toke. Mjeku turk i punesuar ne pavijonin e kardiokirurgjise ne Spitalin Amerikan ne Tirane eshte gjetur pa ndjenja nga nje patrulle policie e Komisariatit Nr.2 dhe eshte transportuar me urgjence per ndihme mjekesore. Pasi eshte permiresuar gjendja e tij oficeret e policise i kane marre edhe kallezimin ne te cilin ai shprehet se eshte goditur ne rruge nga dy djem te rinj te cileve nuk ua ka pare fytyrat pasi e kane sulmuar nga pas. Pasi ka kontrolluar canten dhe rrobat qe kishte veshur mjeku turk eshte shprehur se autoret nuk i kane vjedhur asgje nga ato qe kishte me vete.