E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje grek ben internetin 200 here me te shpejte

Nje shkencetar grek, i cili jeton ne Australi, ka marre persiper te realizoje shpejtesi 200 here me te larte te lundrimit ne internet. Agjencia e lajmeve Forthnet ne Athine, njoftoi lajmin. Ajo tha se Xhon Papandriopulos, eshte personi qe po kryen punimet e fundit te projektit qe arrin te rrise 200 here shpejtesine maksimale te regjistruar deri me sot. Aktualisht i angazhuar ne nje laborator ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dr. Papandriopulos, ka deklaruar se brenda muajve ne vazhdim do te nise funksionimi i ketij sherbimi. Zbulimi e ka origjinen nga universiteti i Melburnit, ku aktivizohet shkencetari grek, qe aktualisht po e vazhdon punen ne SHBA. Nisur nga interesi i larte, Melburni eshte vene ne qender te vemendjes dhe ofertave. Keshtu, profesori i universitetit te Stendfordit, Xhon Ciof, i cili cilesohet si “babai” i teknologjise ADSL, ka kerkuar ekskluzivitetin e produktit te ri te zbuluar ne Melburn, duke dashur ta perfshije ne kompanine e tij, ASSIA. Shkencetari qe solli sherbimin ADSL, aktualisht me i shpejti ne bote, shprehu mahnitje per zbulimin qe e ben internetin edhe 200 here me te shpejte ne navigim. Zbuluesi 29-vjecar grek nuk ka dashur te beje te ditura detajet teknike. Por, ai ka premtuar se se shpejti produkti i teknologjise se re do te dale ne treg dhe se brenda tre viteve te ardhshme, e gjithe bota do te perdore kete teknologji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›