E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Dita e Sigurise ne internet

Posta elektronike (E-Maili) dhe interneti jane kthyer ne nje gje te zakonshme per miliona njerez. Shume vete jane kaq te lidhur me internetin, saqe nuk mendojne per rreziqet qe sjell nje media e tille. Ka gjera qe nuk duhen bere kur je online. Per shembull, te endesh neper rrjet pa asnje lloj programi mbrojtes. Kush futet ne internet e brenda rrjetit te te dhenave dhe kush punon madje ne kompjuter me "windows" duhet patjeter te perdore te ashtuquajturin skaner virusesh. Sepse neper internet gelojne rreth 60 mije lloj viruse dhe demtues te tjere, qe rrezikojne kompjuterin. Skaneri i viruseve, programet si firewall, antispywar jane bere per shume vete pjese e kompjuterit.
Per kete arsye per organizuesit e "Dites se sigurise ne internet" rreziqet me te zakonshme te internetit nuk jane motoja e ketij viti. Ne kete dite ne qender jane vene rreziqet qe jane te panjohura per perdoruesit e internetit.
Per shembull, cilat te dhena mund te behen publike ne internet dhe cfare ndodh me keto te dhena. Ne muajt e fundit ne internet jane rritur te ashtuquajturat komunitete. Facebook, Myspace, apo Xing. Sipas eksperteve, rreth 250 milione vete jane te regjistruar ne keto komunitete. Ne keto platforma kontakti ne internet shume vete takohem me miq, njohin te tjere, diskutojne per hobit e tyre, per politike e gjithfarelloj temash.
Gati cdokush qe eshte aktiv ne keto rrjete jep mjaft te dhena nga jeta e tij private. Dr. Gernot Gehrke, drejtues i qendres evropiane per kompetencen e mediave, koordinon diten e sigurise ne internet per Gjermanine: "Mendoj se duhet te jesh shume i kujdesshem me ate se cfare publikon ne internet, sepse kjo citohet e perdoret ne kontekste te pelqyeshme, por edhe jo te pelqyeshme. Ka per shembull situata, ku une nuk dua qe te publikohet fotoja ime ne party-n, ku isha se fundi, qe mund te shihet nga shefi im i personelit, apo nga shefi im i ardhshem".
Problemi eshte se komunitetet online jane gati te gjitha publike, kush me shume e kush me pak. Gati cdokush mund te shohe ato qe kane publikuar anetaret. Problemi tjeter eshte se interneti nuk harron kurre. Te dhenat qe u vendosen ne internet nuk mund te hiqen kollaj. Kush i publikon keto te dhena, humbet edhe kontrollin mbi to. Nje rrezik per te cilin shume pak vete jane te vetedijshem: "Pikerisht me zgjerimin gjithnje e me te madh te komuniteteve ne internet, tema e sigurise eshte bere me teper serioze. Shume vete tregohen shume mendjelehte me publikimin e te dhenave personale, apo publikojne shume me teper sesa duhet, jeteshkrime qe nuk mund te hiqen kurre qe aty”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›