Falimenti, fillon hartimi i nje ligji te ri
Nje grup pune me perfaqesues te Ministrise se Financave dhe te Drejtesise kane nisur punen per disa rregullime ne ligjin aktual "Per falimentimin", per ta perafruar ate me standardet e BE-se. Nje nisme e tille po ndermerret pasi ne treg shume kompani, duke marre borxhe te njeri-tjetri, rrezikojne te fshehin situaten e tyre, si dhe te mund te perballen me procesin e falimentimit zinxhir. Ne rastet e kompanive me bilance negative ne nje afat kohor prej me shume se nje vit, me rregullimet qe do t'i behen ketij ligji, pritet qe te behet efektive falimentimi, pasi ato nuk do te mund te pranohen nga bankat per marrje kredie apo borxhe te njeri-tjetri. Burime te Ministrise se Ekonomise, bene te ditur se ka kompani, te cilat punojne duke marre borxhe te njera-tjetra, pasi vete paraqesin bilance me humbje. Por, nga ana tjeter, bilancet negative fshehin edhe vete te ardhurat e kompanive, me qellim fshehjen ndaj sistemit te taksave, cka rendon ne te ardhurat buxhetore. Burime zyrtare te METE-s thone se deri tani nuk eshte bere asnje proces gjyqesor dhe nuk eshte marre asnje vendim ndaj kompanive qe rezultojne me bilance negative, duke shpallur falimentimin e tyre. Ligji "Per falimentimin" eshte hartuar ne mes te viteve ‘90-te, por, deri sot, asnje kompani nuk eshte shpallur e falimentuar ne baze te tij, cka ka bere te nevojshme ndermarrjen e punes per rishikimin e tij.