Camet, me autobus ne Kosove per pavaresine
Komuniteti cam pritet t’i drejtohet Kosoves ne diten e shpalljes se pavaresise se saj ne menyre te organizuar. Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ne nje interviste per “Koha Jone” thekson se kjo parti do jete beje organizimin e ketij udhetimi, i cili do te shoqerohet nga atmosfera festive. Keshtu, me shume se 10 autobuse me qytetare te komunitetit cam, me flamuj dhe pankarta do t’i drejtohen Kosoves ne diten kur ajo te shpallet si e pavarur. Po keshtu, per te pershendetur shpalljen e pavaresise te Kosoves, ne fund te ketij muaji, komuniteti cam do te organizoje nje koncert masiv me kenge e valle te krahines se Camerise ne TOB. Por, per sa i perket procedurave per liberalizimin e vizave me vendet qe jane pjese e BE-se, si Greqia, kryetari i PDI-se, Muhedini, thekson se qytetaret qe kane lindur ne Cameri edhe sot e kane te pamundur marrjen e nje vize ne vendin fqinje. Sipas tij, kjo situate nuk ka ndryshuar, duke i bere thirrje pales greke t’i japi mundesine kesaj pjese te popullsise te shohe mbase per here te fundit vendet ku kane lindur.
Ne ditet e fundit po flitet gjithnje e me shume se pavaresia e Kosoves eshte ceshtje ditesh. Si po e perjeton komuniteti cam kete ngjarje?
Une falenderoj politiken kosovare, ne menyre te vecante Kryeministrin Hashim Thaci dhe Presidentin Famir Sejdiu, ne lidhje me perkushtimin e tyre deri ne prag te ardhjes se kesaj dite te madhe. Ju uroj pavaresi sa me te shpejte popullit kosovar. Kjo deklarate eshte e sinqerte, sepse ashtu si populli cam dhe ai kosovar, ka vuajtur spastrimin etnik. Mendoj se ky popull eshte per t’u admiruar ne lidhje me ate qendrese dhe virtyt te treguar ne luften kunder Milloshevicit. Nga ana tjeter, ne kerkojne qe zgjidhja e statusit te Kosoves me pavaresi te sherbeje si nje ogur i mire edhe per ceshtjen came. Kete gezim me popullin kosovar do ta ndajme edhe ne, duke organizuar ne fund te ketij muaji nje koncert te madh festiv me kenge dhe valle ne Pallatin e Operes dhe Baletit. Me kete koncert, ne do te pershendesim edhe shpalljen e pavaresise te Kosoves, si nje ngjarje me rendesi te vecante historike.
A do te jete prezent PDI dhe komuniteti cam ne diten e shpalljes se pavaresise ne Kosove?
Patjeter qe po, madje ne menyre te organizuar. Keshtu, Partia per Drejtesi dhe Integrim po mendon ne kete momente edhe per nje udhetim te organizuar te komunitetit cam drejt Kosoves, diten e festimit te pavaresise te saj. Keshtu pritet qe me shume se 10 autobuse nen nje atmosfere festive, me flamuj e pankarta t’i drejtohen Kosoves, per te ndare bashke me kete popull edhe festen e shenuar te pavaresise. Vajtja dhe qendrimi ne Kosove ne menyre te organizuar i ka ardhur si kerkese PDI-se nga vete komuniteti cam, te cilet kerkojne qe, pervecse te ndajne gezimin me kosovaret, te japin edhe mesazhin se edhe ceshtja e Camerise duhet te gjej zgjidhje nje dite.
Ne fillim te janarit ka hyre ne fuqi edhe marreveshja e lehtesimit te vizave mes Shqiperise dhe vendeve te BE-se, mes tyre dhe Greqia. Nisur nga kjo, a ka ndryshuar qendrimi i ambasades greke ndaj qytetareve te lindur ne Cameri qe duan te udhetojne drejt Greqise?
Kemi marr vesh vetem nepermjet medias qe ambasada greke ka hyre ne procesin e lehtesimit ne marrjen e nje vize. Ky proces lehtesimi eshte per kategori te vecanta dhe komuniteti cam nuk ka perfituar asnje lehtesim dhe situata nuk ka ndryshuar. Do te ishte e udhes qe nje lehtesim per levizje drejt vendit fqinje per ate qytetare shqiptare qe kane lindur ne Cameri, sepse eshte nje pjese, e cila e ka pasur pothuajse te pamundur levizjen drejt Greqise. Po ne kete ceshtje ka edhe nje tjeter kontradikte. Sepse shteti grek nga krahina e Camerise ka sjelle ne menyre te vazhdueshme turiste drejt Shqiperise. Keta turiste greke kane ardhur dhe kane takuar komunitetin cam, madje ky komunitet i ka pritur ne shtepite e tyre, ketu ne Shqiperi. Nisur nga kjo, qytetaret shqiptare came kane deshire te kthejne viziten, gje e cila po behet e pamundur nga ana e kundershtise se hapur te ambasades greke. Keta qytetare mund te marrin nje vize ne cdo ambasade tjeter, vetem ne ate greke jo. Kjo situate ka ekzistuar edhe ne kohen e komunizmit, ku qytetaret e lindur ne Cameri nuk arrin te kalonin dot kufirin edhe nese ishin te ftuar ne aktivitete te ndryshme sportive. Eshte e dhimbshme te mendosh se asgje nuk ka ndryshuar dhe jemi te mendimit se liberalizimi i vizave duhet t’ju jepte mundesine shqiptareve te lindur ne Cameri me moshe relativisht te madhe te shihnin edhe nje here tokat e lindjes se tyre.
A keni kerkuar ndihme ne lidhje me kete ceshtje nga ana e autoriteteve shqiptare?
Kemi mendimin se zvarritja e procedurave nga ana e ambasades greke per disa muaj per te pajisur me vize qytetaret shqiptare te lindur ne Cameri, lidhet kryesisht me viziten e Presidentit Bamir Topi, bere atje pak muaj me pare. Qellimisht pala greke e shtyu dhenien e nje pergjigjeje, deri ne perfundimin e vizites se Bamir Topit ne Athine. Keshtu pas kthimit te Presidentit Topi nga Greqia, ketyre qytetareve iu dha nje pergjigje negative e paargumentuar dhe jo reale.
Bisedoi: Fatjona Mejdini