Letrat me vlere, titujt percaktohen me ligj
Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi dje projektligjin "Per titujt". Ne termin “tituj” perfshihen pa kufizim aksionet, obligacionet e shoqerive tregtare dhe pushtetit lokal, bonot e thesarit dhe obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar, titujt e emetuara nga Banka e Shqiperise, deftesat tregtare, aksionet ose kuotat e fondeve te investimit si dhe instrumente te tjere financiare te krahasueshem me aksionet dhe obligacionet dhe qe vleresohen si te tille nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Titujt, te quajtur ndryshe ne ligje te tjera si “letra me vlere”, emetohen nga Keshilli i Ministrave, e perfaqesuar nga Ministria e Financave, Banka e Shqiperise, njesite e qeverisjes vendore, shoqerite tregtare si dhe nga persona te tjere juridike, te cilet ketu dhe ne vijim do te quhen “emetues”.
Sipas kryetarit te ketij komisioni, Edmond Spaho, ligji ka si qellim ngritjen e nje infrastrukture ligjore, te standardizuar dhe te pershtatshme per situaten aktuale ne vend.
Projektligji synon krijimin dhe zhvillimin e nje tregu financiar te shendoshe, te besueshem e funksional, nderkohe qe perfaqeson fazen e pare te perafrimit te legjislacionit vendas me ate te BE-se. Sipas anetareve te ketij komisioni, zhvillimi dhe funksionimi i duhur i nje tregu titujsh dhe zhvillimi i sherbimeve financiare per tregtimin dhe investimin e fondeve ne keta tituj, eshte njera nga shtyllat kryesore te zhvillimit te sektorit financiar dhe per pasoje, te zhvillimit ekonomik te vendit. Ky ligj percakton llojet e titujve, rregullon menyren dhe kushtet per emetimin e titujve, tregtimin dhe regjistrimin, identifikimin dhe kryerjen e transaksioneve me to, personat dhe individet e autorizuar per kryerjen e transaksioneve me titujt etj.