E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një guidë në shqip për kulturën perse



Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” boton në gjuhën shqipe librin ilustrativ me titull “Kultura në Iran”, si një bazë të dokumentuar dhe të plotë të prezantimit të kulturës iraniane. Libri është shkruar nga studiuesi francez Patrick Ringenberg dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga Natasha Rusha. Në këtë libër kultura dhe shoqëria iraniane prezantohet në tre fusha, histori, fe dhe art, nga periudha e fillimit të qytetërimit iranian dhe deri në ditët tona. Libri përmban rreth 400 foto me ngjyra të cilat trajtojnë tema të ndryshme nga histori dhe kultura e këtij vendi. “Kultura në Iran”, është i pari libër i plotë i botuar në gjuhën shqipe i cili prezanton kulturën e Iranit dhe Persisë së lashtë për lexuesit shqiptarë. Në parathënien e këtij libri, përgatitur në z. Shahrouz Falahatpisheh, drejtor i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, thuhet: “Në fakt, qysh në mesjetë, kur Europa e pa veten të pamjaftueshme dhe nisi të eksplorojë botën, në drejtimin e Lindjes e të Perëndimit, duke zbuluar Indinë dhe “Indinë tjetër” përtej Atlantikut, siç e pagëzuan “kontinentin e ri” eksploratorët europianë, thuhej në formë sentence se “Drita vjen prej Lindjes” (“Lux ex Orientae”). “Shekulli i iluminizmit” (“le siecle de lummiere”), shekulli i romantizmit dhe shekuj të tjerë europianë që erdhën më pas, do të shihnin për një kohë të gjatë vetveten në pasqyrë të zhvillimeve të Orientit. Do të rikthehej në vëmendjen e Europës humaniste po ajo bashkëjetesë e shkëlqimtë që e kishte pasë kthyer Spanjën në një “Safardika”, në tokë të artë të lulëzuar të tri kulturave, besimeve dhe qytetërimeve abrahamike: Krishterimit, Islamit dhe Hebraizmit”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›