Një hap i parë nga Iraku që prej 1979
Bagdat - Një hap i parë diplomatik është hedhur nga Bagdati zyrtar që nga viti 1979 kur Sadam Hysejin ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë. Iraku do të dërgojë ambasador në Sham. Sipas zv.ministrit të jashtëm irakian Muhamed El Haxh Hamid, Ala Al Xhevat do të jetë i dërguari i Irakut në Siri. Ndërkohë, edhe Siria ka dërguar ambassador në Bagdat për herë të parë pas rënies së rregjimit të Sadam Hysejinit në Tetor të vitit të kaluar.