Një hap larg Eurovizionit
Na ndajnë vetëm pak ditë nga starti i edicionit më të rëndësishëm të këngës evropiane, apo siç njihet ndryshe Eurovizioni. Serbia do të jetë ajo që do të mirëpresë këtë vit festivalin, pasi vitin e kaluar kënga e saj u shpall fituese në edicionin e zhvilluar në Helsinki. Me pjesëmarrjen e 23 shteteve, Eurosong pritet të ndiqet nga më shumë se 150 milionë njerëz drejtpërsëdrejti, ndërsa më shumë se 2000 gazetarë nga e gjithë bota priten të jenë të pranishëm, duke e bërë kështu një nga evenimentet më të ndjekura në botë. Sipas të dhënave ndër vite, Eurovizioni ndiqet maksimum nga 500 milionë spektatorë në të gjithë botën dhe është i vetmi eveniment muzikor që ka një ndjekje kaq masive nga publiku. Ja disa nga këngëtarët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.