19 vjeç kryetar bashkie
Në një moshë 19-vjeçare, kur bashkëmoshatarët e tij rrinë gjithë ditën kafeneve dhe diskotekave, duke pasur tek-tuk edhe ndonjë ide për të ardhmen, Jon Tyler Hammons e ka futur veten në një rrugë të vështirë, që shokët e tij nuk do e kishin menduar kurrë. Tylor arriti që të zgjidhej kryetari i bashkisë së një qyteze të vogël në pjesën verilindore të Oklahomës.
Lajmi se një student i vitit të dytë në Universitetin e Oklahomas është zgjedhur kryetar bashkie i qytetit Muskogee, qytet me 38 mijë banorë, ka bërë menjëherë xhiron e botës. Jon Tyler Hammons fitoi 57 për qind të votave dhe mundi ish-kryetarin Hershel Ray McBride. "Njerëzit kanë besim tek unë. Kjo është gjëja më e madhe që mund të më ndodhë në jetë. Është përvoja më e mrekullueshme që kam pasur", thotë Hammons, i cili është nga Muskogee, por ndjek universitetin në Norman. Hammons, i cili do të betohet javën e ardhshme, thotë se ka në plan të ndjekë studimet, por pret të transferohet në një shkollë më pranë qytetit. Tani, kryetarit të ri të bashkisë i duhet t‘i alternojë impenjimet e tij zyrtare dhe administrimin e politikës qytetare dhe librat e shkollës. Megjithatë, studenti 19-vjeçar ka ndërmend të përfundojë studimet, duke u transferuar nga Universiteti i Oklahomës në një tjetër më afër Muskogee. "Zgjedhja në krye të bashkisë nuk do të ndryshojë projektet e mia për të përfunduar shkollën. Duhet vetëm që t‘i organizoj gjërat në mënyrë që t‘ia dal mbanë me të dyja impenjimet", ka shpjeguar i entuziazmuar ai.