Shqipëria, vendi i kontraditave.
Shqipëria kaput! Bërtiste një i çmendur në rrugët e Tiranës. Pashë shokët e mi të rinj, një çift serbësh prodhues filmash dhe një gjerman që i kisha takuar në kafene, ndërsa po përpiqeshim të largoheshim. Por marrëzia e tij ishte e pashmangshme, dhe shumë shpejt ne do të bëheshim robër të një audience të fjalëve të tij pa lidhje rreth Bill Klintonit, 11 Shtatorit dhe të ardhmes së Shqipërisë. Isha në Tiranë në më pak se 4 orë tashmë, dhe momente të tilla kishin filluar të më shqetësonin.
Kisha shkuar në Shqipëri me shpresën se do të zbuloja një parajsë papengesa të fshehtë diku në Ballkan. Ajo çka gjeta ishte një vend tejet i mistershëm; ku shumica – përbëhej nga Muslimanë ku xhamitë janë memecë dhe minifundet të zhurmtë, ku karrocat me kuaj ndajnë të njëjtën rrugë me Hummerin, dhe ku njerëzit tundin kokën që në disa raste do të thotë po dhe në disa raste do të thotë jo.
Po, Shqipëria të bën të tundësh kokën në konfuzion. Por çfarë mund të presësh nga 50 vjetë Komunizëm, dhe së fundmi, mania e skemave piramidale që e çoi vendin në më të varfërin e Evropës, në një anarki të afërt. Në këtë komb pengesë, isha duke shpresuar që buxheti i udhëtarit do të ishte në gjendje të më ofronte më shumë luks se në asnjë vend tjetër.
Fqinjët e tyre nga Mali i Zi, Kroacia, Italia, më paralajmëruan kundër dëshirave romantike. Shqiptarët, më informuan se ata janë kriminela, të korruptuar dhe të pasigurtë. Por Tirana, shkëputet nga këto, është shumë e dashur. Në fakt, u dorëzova 5 minuta pasi kalova kufirin nga Mali i Zi (ku viza ishte 10 €, ose 12.8 $, me kurs 1 € = 1.28 $), kur pashë një karrocë me kuaj në një rrugë kryesore, pasuar nga një karavan R.V dhe një motor që valëvisnin flamurin Gjerman.
Arrita me autobus në një mbasdite të nxehtë dhe isha menjëherë i goditur nga vendosmëria grafikale mahnitëse e arkitekturës Italiane, nga shëmtia epike e stilit arkitekturorë Sovjetik dhe aspiratas naive të kullave të reja me xham dhe hekur. Të gjitha kishin një energji që s`mund ta heq nga mendja. Shumë blloqe apartamentesh kishin një mbulesë të ngjyrosur, falë kryebashkiakut Edi Rama, një artist që tani është edhe në krye të Partisë Socialiste. Blloqet e ndërtesa ngjyra ngjyra dukeshin si blloqe Tetris të rëna nga qielli. Më në fund u gjenda edhe tek Blloku, siç njihet, qendra e jetës në Tiranë. Më parë në këtë vend jetonin familjet e ish – zyrtarëve të lartë Komunistë, sot çereku i mbushur me butiqe, restorante Italiane (s`ka ushqim tradicional shqiptar atje) dhe bar –kafe ku Tiranasit pijnë ekspres deri në të gdhirë. Zura vend tek Flex Kafe (Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit), e cila u bë shtëpia ime për 3 ditët e ardhshme, falë dekorit modern, pijeve të lira (më e shtrenjta 500 lek, ose më pak se 5 $ me kursin e këmbim 1 $ = 104 lek.) si dhe WiFi falas.
Flekx-i gjithashtu është një qendër për elitën e të rinjve, dhe brenda disa minutave unë zura shokë nga Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët ishin në qytet për një bashkëpunim pajtimi rajonal.
Por duke vçuar lypësit, në Tiranë çuditërimisht u ndjeva i sigurt dhe tërheqës. Eca vetëm natën për në shtëpi, i frikësuar vetëm nga trotuaret rreckamanë ose nga ndonjë mace e ndodhur në plehra. Dhe nëse energjia e Tiranës më çuditi, mundësitë e saj u takuan me çdo shpresë timen. Darkat në restorantet më të mira, si Sky Club që kushton më pak se 15 $ një person për enët si supa e ngrohtë dhe mish viç dhe ku indeksi i peshkut në zgarë kapërcente 30 $.
E vetmja gjë që më irritoi ishin taksitë pa taksometër,(kurrë mos paguaj më shumë se 500 lek) dhe akomodimi. Hotelet ishin të pakët dhe të shtrenjtë. Qëndrova në Hotel Lugano në qendër (rruga Mihal Duri no 34), të cilën ma rekomandoi një shok i shokut. Boksi i thjeshtë i ajrit të kondicionuar ishte 40 euro, 2 herë më shumë se në një vend si Phom Penh.
Qiellgërvishësit po ngjiteshin më lart ndërsa trotuaret e shkatërruar, në Galerinë e arteve ekspozuar punëra të bukura, por rrallë nga piktorë dhe skluptorë të realizmit socialist. Në një koktail në Fleks mund të ndjesh peshën të kosmopolitanit – deri kur përputhet me rrugët tërheqëse por të stresuara nga fëmijët e rrugëve që të puthin dorën me shpresën për një monedhë 50 lek. Luajta mendsh kur pash një burrë që qëlloi autobuzin me gurë – edhe kur përgjigjja e fatorinës që valëviste këpucën si armë – e mora me mend që kishte ardhur koha për të ikur.
Kështu që, dola nga Lugano, hipa në një taksi dhe i thashë vetëm dy fjalë "autobus" dhe "Gjirokastra." Autobuzi ishte lirë por jo e lehtë me ato rrugët që të çojnë në qytetin e Gjirokastrës e cila ka lindur 2 shqiptarë njëri të famshëm, Ismail Kadarenë dhe tjetrin të poshtrin Enver Hoxha, diktatori që qeverisi Shqipërinë nga 1944 deri në vdekjen e tij më 1985. Pas gjashtë orë e gjysëm zbrita nga autobuzi, pagova 800 lek dhe shpresoja se do të gjeja diçka për të kuptuar Shqipërinë.
Gjirokastra është madhështore me një kështjellë vigane të shekullit XIX, rrethuar me shtëpi prej guri dhe me kalldrëmet e pjerrëta që çdo ecje mbi to ishte një ushtrim fizik. Fatmirësisht njerëzit ishin po aq miqësor sa edhe në Tiranë. Që në natën e parë pata një bisedë me një Italian, Zinin, një 80 – vjçar që luante domino me miqtë e tij afër një xhamie, dhe ndihmësi 15 vjçar Emi, një kamarier tek Festivali, në një nga restoranten në qytetin e vjetër (provo gjuhë viçi). Më e mira nga të gjitha, darka bëri pak më shumë se 10 $.
Edhe pse akomodimi im ishte perfekt, u regjistrova në Hotel Kalemi (Lagjja Palorto, 355-84-63724, hotelkalemi.tripod.com ), një shtëpi e restauruar me çati druri (druri ishte 200 vjçar) me një pamje spektakulare të qytetit të vjetër dhe të lumit Drin. Kushton 4000 lekë nata, një ujdi e tillë është mirë për një vend si ai.
Por doja më shumë se ushqimi i mirë dhe çarçafët e larë. Doja të mbërtheja dy nga temat që duket se po qeverisin Shqipërinë e shek. të XX: intelektualët, tërheqje kosmopolitane, të ilustruar me shembuj si Kadare, dhe tendencat e dhunshme dhe shtypëse të Enver Hoxhës. Fatkeqësisht, as shtëpia e fëmijërisë së Kadaresë, e cila u dogj më 1999, dhe as shtepia e Enver Hoxhës, e cila u dogj dhe u rindërtua, ku tani është Museu Etnografik (hyrja 200 lek), nuk siguruan një vend në qytetin e emërtuar si "Qytet Muze"nga Unesko.
Duke kthyer mbrapa në kohë, eca përmes kalasë që dominon qytetin. Shkova të paktën 6 shekuj më pas, është një strukturë mahnitëse e lodhur për tu eksploruar, me hyrjet me harqe dhe shkallët që drejtohen poshtë në qetësi, shpella trishtimi (në një prej të cilave është një bar). Por nga këtu shumë vizitorë ikën mësuar asgjë. Kush e ndërtoi këtë vend? Për çfarë shërbenin burgjet? Këto përgjigje ishin vetëm në librin e guidës që kisha – dhe jo ekzaktësisht në një momunet plot me turista. Pas 5 ditësh, u largova nga Shqipëria të pacaktuar se çfarë po lija pas. U mundova të ndaj kontraditat e këtij vendi – me rrugët e tij sureale dhe të etur për civilizim, me trashëgimni të dhunshme por me një mikëpritje të mrekullueshme – mund të them që dështova. Pasi kalova nga qyteti bregdetar i Sarandës shkova drejt e në Greqi dhe qyteti gërmadhë antike i Butrintit, mendja ime ishte plot me pyetje brejtëse. Mendoj se do të më duhet të kthehem përsëri.
Përg. G. Çekrezi