E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një histori dashurie e ndërprerë në mes nga tragjedia e Himarës

Share

Një nga viktimat e tragjedisë së Himarës, Armand Halilaga, po shoqëronte të fejuarën e tij gjatë këtij ekskursioni. Por historia e tyre e dashurisë u ndërpre në mes. Halilaga humbi jetën, kurse e fejuara e tij, Besjana Xheneti arriti të mbijetojë nga aksidenti tragjik.

Dy të rinjtë ishin banorë të qytetit të Kavajës dhe e kishin kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë me fejesë, raporton GSH. Vajza ishte studente në vitin e fundit, kurse Armandi punonte në Kavajë. Kësaj here kishte vendosur të shoqëronte të fejuarën në udhëtim për të kaluar disa ditë pranë qytetit bregdetar. Por historia u mbyll tragjikisht për Armandin, ndërkohë që e fejuara e tij ndodhet në Spitalin e Vlorës, pa rrezik për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›